“Infeksion mental i prodhuar në laborator”, Sazan Guri gjen zgjidhjen pas vendimit të mbajtjes së maskës

12/10/2020 14:18
Sazan Guri

Ambientalisti Sazan Guri e ka gjetur zgjidhjen pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për mbajtjen e maskës me detyrim në ambientet e hapura.

Ai tha se do të eci shumë pak, do të jetë në shtëpi dhe zyrë, por maskën nuk do ta mbante.

“Do eci shumë pak, do të jem në shtëpi dhe zyrë, por maskë nuk mbaj, për të treguar një model. Kjo maska duket kirurgjikale, mjekët janë abuzuesit më të mëdhenj se shpërndajnë infeksionin. Maska nuk është maskë. Ky është një infeksion mental i prodhuar në laborator. Maska rrit dyoksidin e karbonit në organizëm”, tha Guri.

Top Channel