E premte, 23 Tetor 2020
14:12
“E degraduar”/ Elton Ilirjani, deklaratë të fortë: Familja shqiptare e bën atë punë edhe treshe, edhe katërshe

Elton Ilirjani, i njohur ndryshe si biznesmeni gay ishte i ftuar këtë të premte në studion e emisionit “Shqipëria Live”.

14:07
Gjendet një persona i pajetë në Tiranë, policia jep detajet e para

Një person është gjetur i pajetë në një objekt të braktisur në kryeqytet.

14:04
Njerëzit fotoshopuan pica në disa skena horrori dhe rezultati është ky!

Ka shumë gjëra të përbashkëta merr horrorit dhe picave të ngrohta, të paktën kështu mendojnë disa admirues të këtij ushqimi të shpejtë.

14:01
Mbi 5 mijë gra me kancer gjiri, Manastirliu apel grave: Mos neglizhoni shëndetin! Të realizohet mamografia çdo 2 vjet për …

“Nëse do duhet të bënim një apel sot, apeli do të ishte i thjeshtë për çdo grua, për çdo nënë, ju lutem mos neglizhoni asgjë nëse ka diçka që nuk shkon në shëndetin tuaj. Sot në strukturat shtetërore ofrohet kontrolli i gjirit falas. Nuk i kushton asgjë një gruaje që një ditë, 1 orë, 10 minuta, të kryejë mamografinë, nuk i kushton asgjë për të mundësuar depistimin e hershëm dhe për të fituar jetën”.

14:00
Inagurimi i shtëpisë së Gjergj Fishtës/ Rama: Program në kërkim të rrjetin të gjurmëve fishtjane

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Fishtë të Lezhës, në inaugurimin e shtëpisë së Gjergj Fishtës, ku tregoi se është rishpallur monument kulture.

13:52
Shokojnë me deklaratat dy yjet amerikane: Kemi pasur kontakte direkte me alienë!

Në një intervistë të kohëve të fundit këngëtarja amerikane Miley Cyrus ka thënë se ka pasur një takim “të afërt” me një UFO, dhe se ka shikuar në sy “pilotin alien që drejtonte mjetin”. Madje ajo nuk është vetmja figurë publike që raporton eksperienca të “botëve të tjera”.

13:45
3 milionë paund për dasmë, zbulohet resorti luksoz ku do të martohet djali i David Beckham

Brooklyn Beckham, djali i legjendës David Beckahm dhe e dashura e tij Nicola Peltz u fejuan vetëm pak javë më parë.

13:44
Ndotja e liqenit të Fierzës/ Safet Gjici propozon zgjidhjen: Duhet një anije vetëpastruese

Në studion e emisionit “Shqipëria Live” u fol mbi ndotjen e shkaktuar në liqenet që ndodhen në Veriun e Shqipërisë.

13:40
Rama nga inaugurimi i shtëpisë së poetit: Gjergj Fishtës nuk mundën t’ia shkatërronin lahutën

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Fishtë të Lezhës, në inaugurimin e shtëpisë së Gjergj Fishtës.

13:36
Covid-19 te gjimnazi “Arbëria”/ Bulqizë, 2 mësues rezultojnë pozitivë

Koronavirusi nuk ka kursyer edhe një gjimnaz në Bulqizë.

13:36
“Meta, president mistrec dhe hileqar”/ Balla nga Elbasani: Reforma zgjedhore sukses! I kemi mundësitë ta kalojmë në Kuvend

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas kthimit të pritshëm të Kodit zgjedhor nga Presidenti i Republikës Ilir Meta në Kuvend.

13:27
​Ushtarët sllovenë të KFOR-it ndihmojnë komunitetet në masat anti-Covid-19

Kontingjenti slloven i KFOR-it që i përket Komandës Rajonale Perëndim i udhëhequr nga Italia, dorëzoi maska për fytyrë në një kopsht fëmijësh në komunën e Istokut, për të përmirësuar mbrojtjen e arsimtarëve dhe nxënësve ndaj Covid-19.

13:26
Rusi, shënohet shifra më e lartë e rasteve ditore me COVID-19

Në Rusi me 17.340 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit është shënuar “shifra më e lartë e rasteve ditore” që nga fillimi i pandemisë.

13:14
Shifrat tragjike/ 5 mijë të vdekur nga lufta mes Azerbajxhanit dhe Armenisë

Vladimir Putin, Presidenti i Rusisë ka folur për konfliktin e përgjakshëm mes Armenisë dhe Azerbajxhanit. Në konferencën që u mbajt në Valdai, Putin tha se përllogaritej që të ketë rreth 5 mijë të vdekur nga të dyja palët.

13:08
“I dha nënshtetësinë një vrasësi”, Meta hedh poshtë deklaratën: Shpifje të Rilindjes!

Mbrëmjen e djeshme në “Open”, analisti Carlo Bollino deklaroi se presidenti Meta i ka dhënë nënshtetësinë një personi që ka kryer 5 vrasje më parë, pas debatit të krijuar për 800 nënshtetësitë e dhëna nga ai në 3 vite.

13:02
​Prokuroria në Gjilan jep detaje për vrasjen e 19-vjeçarit

Një 19-vjeçar u sulmua brutalisht në Gjilan dhe humbi jetën në spital.

13:01
Shoferi fatlum! Momente tmerri/ Pema gjigante bie mbi makinë, kamera filmon gjithçka (VIDEO)

Një pemë gjigante ra mbi veturën e një babai që ishte nisur në shkollë për të marrë të birin, por që mrekullisht i shpëtoi më të keqes edhe pse pema i shkatërroi veturën Volkswagen që kap vlerën e 20 mijë eurove.

12:56
Emrat/ OFL ‘u shkon në shtëpi’ tre të dënuarve për trafikim narkotikësh, vrasje dhe vjedhje

Juxhin Kulla, Vasfi Bedulla dhe Teodor Grazhdani, janë tre personat që u duhet të justifikojnë pasurinë e tyre pasi Operacioni Forca e Ligjit u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë.

12:53
Kodit Zgjedhor kthehet në Kuvend/ Meta: S’ka integrim europian pa reflektim nga parlamenti

Presidenti Ilir Meta në një prononcim për mediat ditën e sotme nga Elbasani ka komentuar kthimin në kuvend të ligjit për Kodin Zgjedhor.

12:50
Ashpërsimi i rregullave kundër abortit/ Protesta në Varshavë, arrestohen 15 persona

Policia në Varshavë arrestoi 15 persona në protestat që shpërthyen të enjten mbrëma, pas një vendimi të gjykatës për ashpërsimin e rregullave kundër abortit.

12:33
SHBA: Hakerët rusë shënjestruan shtetet dhe qeveritë lokale

Hakerët e sponsorizuar nga shteti rus kanë pasur në shënjestër dhjetëra rrjete të shtetit amerikan dhe të qeverive lokale në javët e fundit dhe kanë vjedhur të dhëna nga së paku dy serverë, tha Qeveria e Shteteve të Bashkuara.

12:32
“Çika në betejë me Inteligjencën Artificiale” romani fantastiko-shkencor nga Albana Osmani

Moderatorja Albana Osmani vjen me librin e saj të parë. Nën autorësinë e Albana Osmanit dhe i ilustruar nga vetë ajo, libri “Çika në betejë me inteligjencën Artificiale”, është libri më i ri që mund ti shtohet bibliotekës tuaj.

12:29
Kryeministri çek kërkon dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë

Kryeministri çek, Andrej Babis, tha se do ta shkarkojë ministrin e Shëndetësisë, Roman Prymula, nëse ai nuk jep dorëheqje për mbajtjen e një takimi në një restorant të mbyllur, nën masat e qeverisë për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

12:28
Falja e gjobave të Covid-it/ Del udhëzimi, dokumentet që duhen

Ka hyrë në fuqi udhëzimi me procedurat për qytetarët dhe bizneset që do të marrin kthimin e shumës së gjobave të paguara për shkeljen e rregullave dhe akteve ligjore, sa i takon parandalimit të Covid-19.

12:27
Muze i varfër për Kadarenë/ Gjirokastër, vizitorët kërkojnë më shumë

Muzeu Kadare në Gjirokastër është larg modelit të një muzeu universal. Megjithëse i konceptuar së fundi ai nuk është interaktiv me vizitorët.

12:26
Seksi dhe provokuese, modelja shqiptare pozon për markën me famë botërore (FOTO)

Aurela Hoxha është një ndër modelet shqiptare më të suksesshme dhe më të përfolura njëkohësisht.

12:22
“Mos i hiqni maskat”/ Infektohet me Covid-19 ambasadorja shqiptare në SHBA

Ambasadorja shqiptare në SHBA, Floreta Luli Faber ka rezultuar pozitive me Covid-19.

12:19
Agimi i artë, arrestohen 36 anëtarë/ U dënuan në gjykimin e partisë në Athinë

Lideri i partisë neonaziste Agimi i Arte Nikos Mihaloliakos i cili është shfaqur i papenduar edhe ne momentin e fundit, bashke me 35 nga 50 te dënuarit prej drejtësisë greke, janë dorëzuar ose janë arrestuar nga policia mbrëmjen e se enjtes pas vendimit përfundimtar te Gjykatës se Apelit e cila nuk pranoi masat lehtësuese.

12:19
Holanda konfirmon 2 raste të gripit të shpendëve

Fermerët në Holandë janë urdhëruar t’i mbajnë të gjithë zogjtë brenda fermave të pulave pasi vendi konfirmoi dy raste të gripit të shpendëve.

12:18
Përzgjedhja e kandidatëve/ 326 emra i dërgohen kryesisë së PD-së

Përzgjedhja e kandidatëve për deputetë në Partinë Demokratike ka hyrë tashmë në fazën finale.

12:11
Meta kthen në kuvend ligjin për Kodin Zgjedhor, kërkon ‘ndihmë’ nga Komisioni i Venecias

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka kthyer për të rishqyrtuar në Kuvend ligjin për Kodin Zgjedhor të Shqipërisë.

12:07
Ora diellore… në fundjavë akrepat kthehen pas!

Edhe tetori po shkon drejt fundit dhe ashtu si çdo vit, fundjava e fundit e muajit sjell edhe ndryshimin e orës, nga ora ligjore në atë diellore.

12:06
Mjekja thirrje të gjithë qytetarëve: Kur të dilni nga shtëpia mos harroni maskën!

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manstirliu ka përcjellë një mesazh për të gjithë qytetarët përmes Prof. Silva Bala ditën e sotme.

12:04
Testimet fizike për BKH/ 424 Kandidatët përfundojnë sprovat, do zgjidhen 60

Te veshur me atlete dhe rroba sportive. Këta janë kandidatët që po i nënshtrohen garës fizike për tu bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit e njohur ndryshe si FBI-ja shqiptare.

12:03
Helmimi i “armikut” të tij/ Putin hedh poshtë akuzat: E ndihmova Navalny-n të largohej nga Rusia

Presidenti rus, Vladimir Putin thotë se ai personalisht ka ndërhyrë, në mënyrë që lideri opozitar rus, Aleksei Navalny të mund të dërgohej në Gjermani për shërim, pasi ishte helmuar me agjentin nervor noviçok në muajin gusht.

12:03
Kultivuesi i shegëve/ Në kufi me malin e zi, por nuk e braktisi fshatin e tij si të tjerët

30 vite më parë, kur një pjese e madhe e banoreve në Anen e Malit, një fshat në Shkodër, kufitar me Malin e Zi emigruan, Ahmet Sylejmani vendosi të qëndronte për të investuar në tokat e tij.

12:00
Si përfitohet ulja e karburantit/ Bujqësi, fermeri duhet të jetë i regjistruar

Nga Janari i 2021 qeveria ka vendosur të heqë akcizën për karburantin bujqësor. Që do të thotë se çmimi i naftës për fermerët do të jetë 50% më i lirë.

11:52
160 përdhunime dhe sulme seksuale/ Kapet në Francë 52-vjeçari i tmerrshëm

I dyshuar për plot 160 përdhunime dhe sulme seksuale, një 52-vjeçar italian është ndaluar nga policia franceze në Rumersheim-Le-Haut, afër Strasburgut.

11:49
Kroaci, 1.867 raste të reja dhe 7 të vdekur nga COVID-19

Në 24 orët e fundit në Kroaci u regjistruan 1.867 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe 7 vdekje të tjera.

11:45
“Nuk do rrimë kurrë duarkryq”/ Presidenti i Kinës paralajmëron: Pushtuesve u flitet me gjuhën që kuptojnë

Presidenti i Kinës, Xi Jinping sot deklaroi se vendi i tij kurrë nuk do të përkulet para asnjë kërcënimi dhe vendi i tij nuk do të bëjë kompromis rreth sovranitetit të saj dhe sigurisë së vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

11:40
Qarkullonte me armë në qytet, arrestohet 31-vjeçari në Korçë

Një 31-vjeçar është arrestuar në lagjen nr. 7 të Korçës, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri në qytet.

11:38
Inaugurimi i shtëpisë së At Gjergj Fishtës, Rama mbërrin në cermoni

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në ceremoninë e inaugurimit të shtëpisë së At Gjergj Fishtës.

11:33
Ndodh mrekullia! Pas 15 vjetëve në koma, princi saudit arrin të lëvizë gishtërinjtë (VIDEO)

Momente emocionuese janë ato që shfaqen në një video ku princi saudit Al-Waleed bin Khalid Al-Saud, i cili ndodhet në koma prej më shumë se një dekade, arrin të lëvizë gishtërinjtë.

11:27
Sensibilizim për kancerin e gjirit/ Gratë dhe vajzat, marshim simbolik në Elbasan

Muaji tetor i është dedikuar ndërgjegjësimit për kontrollin e hershëm dhe kapjen në kohë të kancerit të gjirit. Në këtë muaj ndërmerren një sërë fushatash ndërgjegjësuese për kontrollin dhe vetëkontrollin e grave.

11:13
Hamilton, pa kontratë për vitin 2021: Për momentin mendoj vetëm për titullin

Lewis Hamilton mund të jetë në rrugën e duhur drejt titullit të tij të shtatë në Formula 1, por britaniku nuk ka kontratë për vitin 2021.

11:09
Trump dhe Biden, debati i fundit para zgjedhjeve!

Kandidati republikan, Presidenti Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, ish-nënpresidenti Joe Biden, zhvilluan një debat të fortë të enjten, vetëm 12 ditë para zgjedhjeve të 3 nëntorit.

11:09
Shkon në mbi 42 milionë numri i të prekurve me COVID-19 në mbarë botën

Numri i të prekurve nga koronavirus në mbarë botën ka shkuar në mbi 42 milionë.

11:09
Shkoi pa ftesë në përurimin e shtëpisë së Gjergj Fishtës, shoqërohet nga policia ‘deputeti kaubojs’

Një incident ka ndodhur ne inagurimin e  shtëpisë se Gjergj Fishtës, ku pritet te marrin pjesë dhe kryeministri Edi Rama.

11:04
A kanë lidhje viktimat në Korenë e Jugut me vaksinën e gripit? Përgjigjen autoritetet

Autoritetet koreano-jugore thonë se vdekja e një 17-vjeçari nuk ka lidhje me vaksinën e gripit që ai kishte marrë vetëm dy ditë më parë.

11:03
E vërteta rreth raporteve të Rihannës me Bebe Rexhën, mësoni detajin e çuditshëm që i lidhi artistet

Marrëdhënia mes këngëtareve Rihanna dhe Bebe Rexha ka nisur vite më parë dhe lidhet me një detaj të çuditshëm.

11:03
SHBA: Hakerët rusë shënjestruan shtetet dhe qeveritë lokale

Hakerët e sponsorizuar nga shteti rus kanë pasur në shënjestër dhjetëra rrjete të shtetit amerikan dhe të qeverive lokale në javët e fundit dhe kanë vjedhur të dhëna nga së paku dy serverë, tha Qeveria e Shteteve të Bashkuara.

10:59
Veliaj jep lajmin e mirë: Ja kur nisin themelet për pallatet e reja në Kombinat dhe tek “5 Maji”

Javën tjetër do të nisin tek “5 Maji” themelet për pallatet e reja që do të ndërtohen për strehimin e familjeve të prekura nga tërmeti, kurse në Kombinat do të fillojnë në nëntor.

10:58
Postoi foton kur ishte 11 vjeç, nuk do ta besoni se si dukej aktori Dwayne Johnson (FOTO)

Dwayne ‘The Rock’ Johnson u rrit duke admiruar babanë e tij, legjendën e mundjes, Rocky, i cili u bë kampioni i parë me peshë të rëndë në Georgia.

10:57
Evropa në krizë! Vala e dytë “bën kërdinë”

Kriza e koronavirusit në Republikën Çeke është aq e rëndë saqë kur kryeministri Andrej Babis doli para gazetarëve bëri diçka që pak liderë mund ta bëjnë.

10:53
​KQZ vendos për fushatë zgjedhore pesë ditore në Podujevë

Megjithëse fushata zgjedhore për kryetarin e Podujevës ka përfunduar në muajin mars, KQZ-ja sot vendosi që të ketë një fushatë të re zgjedhore pesë ditore.

10:52
“Pluhur i verdhë virusi nga Kina”/ Koreja e Veriut paralajmëron qytetarët: Rrini në shtëpi!

Koreja e Veriut ka paralajmëruar qytetarët e saj të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për shkak të frikës se “një pluhur i verdhë” që vjen nga Kina mund të sjellë me vete koronavirusin.

10:45
Krijimet e Disney-t/ 16 gabime që me shumë mundësi nuk i keni vënë re

Teksa jemi duke parë filma të animuar, ndodh të fokusohemi kaq shumë te historia dhe personazhet, sa vështirë të vëmë re ndonjë gabim të mundshëm.

10:44
“Ju rrugaca sallahana,vagabonda shakllabana”, Meta ‘sulmon’ Ramën me vargjet e Gjergj Fishtës

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka kujtuar poetin e shquar At Gjergj Fishta në 149 vjetorin e lindjes së tij.

10:37
Sondazhi i CNN: Biden fiton debatin e tretë të zgjedhjeve presidenciale

Kandidati republikan, Presidenti Donald Trump dhe rivali i tij demokrat, ish-nënpresidenti Joe Biden, zhvilluan një debat të fortë të enjten, vetëm 12 ditë para zgjedhjeve të 3 nëntorit.

10:29
Londra dhe Tokio nënshkruajnë marrëveshjen e tregtisë së lirë postBrexit

Japonia dhe Britania nënshkruan një marrëveshje të tregtisë së lirë që do të hyjë në fuqi në fund të periudhës aktuale të tranzicionit postBrexit.

10:26
Pas kritikave të ashpra, ‘binden’ femrat e familjes Trump dhe vendosin maskën (FOTO)

Familja e Donald Trump më në fund shtoi maskën në pjesën e veshjeve të tyre, për debatin e fundit presidencial, pasi u paralajmëruar se do të liheshin jashtë nëse i hiqnin.

10:25
Rama përsëri thirrje naftëtarëve të Ballshit: Ndalni grevën e ulemi diskutojmë për hallin tuaj!

Kryeministri Edi Rama u ka bërë përsëri thirrje naftëtarëve të Ballshit që janë në grevë, që të ndalojnë e të diskutojnë me të.

10:24
Sllovenia lufton të frenojë rritjen e rasteve të COVID-19

Gati pesë muaj pasi avionët ushtarakë sllovenë dhe amerikanë fluturuan mbi Slloveni për nder të personelit mjekësor në vijën e parë, situata në këtë vend është shumë më e keqe sesa gjatë valës së parë të pandemisë.

10:23
100% reale! 15 fotografi të pabesueshme

Imagjinoni një vend ku kafshët i kanë dhëmbët në madhësinë e dorës, shkëmbinjtë marrin shkëlqimin e një të gjelbre radioaktive dhe të gjitha stinët e vitit mund të shihen në vetëm një ditë.

10:18
Gjermani, studimi: Shkurtime masive të vendeve të punës në banka për shkak të pandemisë

Bankat në Frankfurt, metropoli financiar i Gjermanisë, po përballen me humbje të mëdha të vendeve të punës për shkak të pandemisë Corona, është konkluzioni i një studimi të fundit.

10:17
Shembet kisha në Gana, raportohen 18 të vdekur

Si pasojë e shembjes së një kishe me 6 kate në rajonin Eastern të vendit të Afrikës Perëndimore, Gana, 18 persona kanë humbur jetën.

10:16
‘Boom’ gjobash tek “Myslym Shyri”, 120 shoferë në vetëm 12 orë

120 shoferë janë ndëshkuar në 12 orë në rrugën “Myslym Shyri”, pasi kanë lënë të parkuar makinat në kundërshtim me dispozitat e Kodit Rrugor.

10:07
Sejko takim online me Ministrat e të Financave të Europës: Masat ndaj pandemisë janë marrë në kohën e duhur

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka marrë pjesë në takimin e Ministrave të Financave dhe Guvernatorëve të Bankave Qendrore të vendeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore, me Drejtoren e Përgjithshme të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva.

10:03
Hoti viziton Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, qëndron të premten për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku do të zhvillojë takime me kryeministrin e këtij vendi, Zoran Zaev, kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, dhe me drejtues të partive politike shqiptare.

09:57
Vettingu në Polici shkarkon Besim Shabanin

Zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit, Besim Shabani shkarkohet nga vettingu në Polici.

09:54
Ndryshim i jashtëzakonshëm! 17 njerëz që tjetërsuan pamjen e tyre (FOTO)

Nëse nuk ndiheni mirë me dukjen tuaj dijeni se mbetet gjithmonë diçka që mund të bëni për ta ndryshuar.

09:49
Fotot/ Loredana publikon këngën e re nga Alpet e Zvicrës

Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re.

09:47
FOTO/ 8 njerëz me pamje mbresëlënëse falë ngjyrës unike të lëkurës

Çdo person në botë kanë karakteristikat e tyre që i bëjnë ata unikë.

09:45
Afro 1,7 milion të infektuar me COVID-19 në Afrikë

Numri i i të infektuarve me koronavirus në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 1 milion e 696 mijë.

09:43
Fotot/ Veshjet ikonike të princeshë Dianës

Princeshë Diana ka qenë një ndër ikonat e modës të viteve ’90, ku gjithmonë godiste me veshjet e saj.

09:38
Aksident në Tiranë/ Makina aksidenton çiklistin, i plagosuri përfundon në spital

Një aksident është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte në fshatin Prush, Vaqar.

09:36
Bimë-aliene/ 14 fotografi “të çmendura” të nënës natyrë!

Toka është një oaz i magjishëm gjallesash, ku sipas një studimi të kryer nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, një nga organizatat më të mëdha mjedisore në botë, ekzistojnë afro 422 mijë lloje bimësh.

09:33
Artikulli më i preferuar i dimrit janë arrat, mësoni mënyrën si të qëndrojnë të freskëta

Arrat janë artikulli më i preferuar i dimrit dhe preferohen për ëmbëlsira festash, torta apo si zbukurim.

09:25
Bild: Gjermania përgatitet të nisë vaksinimin për koronavirus para fundit të vitit

Gjermania po përgatitet të nisë vaksinimin kundër koronavirusit përpara fundit të vitit, shkruan e përditshmja gjermane Bild.

09:20
Rakord në Francë! 41 mijë raste të reja me COVID-19 brenda një dite

Franca ka regjistruar shifrën më të lartë të rasteve me koronavirus brenda 24 orëve, saktësisht 41 mijë persona.

09:19
Evropa shënon mbi 200,000 raste të reja me koronavirus në një ditë

Vala e dytë e koronavirusit në Evropë ka dyfishuar rastet e reja në dhjetë ditët e fundit.

09:16
Rikthehet Adele/ Këngëtarja, së shpejti në skenë

Adele po përgatit rikthimin dhe fansat e këngëtares nuk mund të ishin më të kënaqur se kaq.

09:15
Vritet me thikë 19-vjeçari në Kosovë

Një 19-vjeçar është vrarë me thikë në rrugën “Gjon Sereqi” në Gjilan. Viktima nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve që mori.

09:11
24 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 6 në gjendje më të rëndë

24 pacientë të infektuar me SARS CoV2 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

09:05
Kanabis dhe fishekë në shtëpi, arrestohet 25-vjeçari në Tropojë

Një 25-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tropojë, pasi iu gjetën në shtëpi 184 gram kanabis sativa dhe 80 fishekë. Autori K. B., banues në fshatin Cërnicë të Tropojës.  

08:47
Digjet makina e parkuar në lagjen ‘Haxhias’ në Elbasan (FOTO)

Një makinë tip “Audi” është djegur në orët e para të mëngjesit në Elbasan.

08:40
Stoltenberg: NATO do të ndërtojë një qendër të misioneve hapësinore në Gjermani

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg konfirmoi të enjten se aleanca ushtarake do të krijojë një qendër hapësinore në bazën e Komandës Ajrore të Forcave Aleate në Ramshtajn të Gjermanisë.

08:36
Biden propozon krijimin e një komisioni për reformimin e gjyqësorit amerikan

Kandidati demokrat për president, Joe Biden, tha se nëse i fiton zgjedhjet, ai do të krijojë një komision dypartiak për të shqyrtuar reformimin e sistemit të drejtësisë që ai e quajti “të dalë nga binarët”, duke vënë në dukje se ka alternativa të tjera që mund të merren parasysh përveç zgjerimit të Gjykatës së Lartë.

08:34
Parandalimi i përhapjes së Covid, vendoset ora policore në Athinë dhe qytete të tjera greke

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis njoftoi se në Athinë, Selanik dhe në qytete të tjera do të vendoset ora policore, me qëllim parandalimin e  përhapjes së mëtejshme të koronavirusit.

08:28
I druhen infektimit/ Italianët nuk përdorin kartëmonedhat

Mbi nëntë milion qytetarë italianë kanë deklaruar se nuk duan të përdorin më monedha dhe kartëmonedha nga frika se përmes tyre mund të infektohen me koronavirus.

08:24
Ambasadorja shqiptare në SHBA infektohet me Covid: Sapo u ktheva nga Shqipëria, kam takuar shumë njerëz…

Ambasadorja shqiptare në SHBA Floreta Luli Faber ka rezultuar pozitive me Covid.

08:20
SHBA miraton Remdesivirin për trajtimin e sëmundjes COVID-19

Rregullatorët amerikanë miratuan ilaçin anti-viral remdesivir për të trajtuar pacientët me sëmundjen COVID-19 në spitale.

08:19
Gjermani, frika e Covid/ “Shpërthen” shitja e dezinfektuesve

Në Gjermani, shteti me ekonominë më të fuqishëm të Europës, njerëzit kanë vërshuar të blejnë dezinfektues e letër higjienike, duke bërë që shitjet e tyre të rriten ndjeshëm.

08:08
​1 mijë e 871 raste aktive me COVID-19

17 mijë e 422 persona në Kosovë janë infektuar me virusin korona që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet pozitive me këtë virus.

07:33
Diell dhe rritje e lehtë temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell dhe vranësira të pakta.

07:25
Trump dhe Biden përballen në debatin e dytë dhe të fundit presidencial

Kandidati demokrat Joe Biden përsëriti akuzat e tij ndaj Presidentit Trump lidhur me reagimin ndaj pandemisë në debatin e dytë dhe të fundit mes dy kandidatëve për president. Zoti Biden po përpiqet të rrisë epërsinë ndërsa afrojnë zgjedhjet.

07:22
Aksident në Durrës, vdes 30-vjeçari/ Pamjet nga vendngjarja

Një aksident ka ndodhur në Durrës ku për pasojë ka vdekur një person.

06:59
Stresi nxit sëmundjet/ Çfarë i bën organizmit dhe shëndetit

Stresi është një barrë e rëndë për trurin dhe organizmin. Ai shkakton presion të madh në të gjithë organizmin. Nëse bëhet i vazhdueshëm mund të shkaktojë probleme madhore siç është sëmundja e zemrës, tensioni i lartë i gjakut e të tjerë. Stresi njihet si vrasësi i fshehtë sepse njerëzit nuk e marrin stresin seriozisht. Stresi arrin të ndryshojë përbërjen neurokimike të trupit.

06:48
Zanafilla e shumë sëmundjeve nis nga stomaku, çfarë duhet të bëni

Mbi 2000 vjet më parë, Hipokrati, i njohur si Ati i Mjekësisë, paralajmëroi se stomaku përbën zanafillën e të gjitha sëmundjeve. Shëndeti i stomakut dhe i të gjithë sistemit tretës në përgjithësi ndodh të anashkalohet. Ndonëse ky sistem përmban dhjetëfishin e baktereve të rëndësishme në krahasim me çdo pjesë tjetër të trupit.

06:27
Rozmarina/ Si ta përdorni për mushkëritë, depresionin dhe tretjen e mirë

Vlerat dhe përfitimet që marrim nga rozmarina janë të shumta duke filluar që nga pamja e jashtme deri në organizëm. Kjo bimë aromatike që bën pjesë në familjen e mentes, rritet me shumicë edhe në vendin tonë dhe shpesh përdoret si shije e shtuar në gatime.