Kryeminstri Edi Rama mbërrin në ceremoninë e inaugurimit

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në ceremoninë e inaugurimit të shtëpisë së At Gjergj Fishtës.

Inaugurimi i shtëpisë po bëhet sot në 149 vjetorin e lindjes së Fishtës, një ndër poetëve më të shquar shqiptarë.

Punimet në shtëpinë e Homerit shqiptar, At Gjergj Fishtës nisën në 17 qershor të këtij viti.

Gjergj Fishta lindi më , 23 tetor 1871 në Fishtë të Lezhës dhe ndërroi jetë më 30 dhjetor 1940.

Ai  ka qenë frat françeskan, arsimtar, shkrimtar, përkthyes dhe po ashtu kryetar i komisionit për hartimin e alfabetit në Kongresin e Manastirit, anëtar i delegacionit të qeverisë Përmeti në Konferencën e Versajës dhe zëvendëskryetar i legjislativit shqiptar më 1921.

Pas dekadës së dytë të shek. XX, Fishta iu imponua kulturës shqiptare jo vetëm si shkrimtar (poet, dramaturg, prozator etj.), por edhe si kritik, historian i letërsisë dhe estet.

Për gjysmë shekulli ishte figura mbizotëruese e letërsisë shqipe, madje që kur ishte gjallë u kurorëzua “poet kombëtar”.

Pas vitit 1945, kur u vendos regjimi komunist, vepra e Fishtës u ndalua dhe qëndroi e tillë derisa u përmbys diktatura komuniste.

 

 

FOTO GALERI
1/11
Edi Rama mbërrin në Lezhë

Top Channel