Si pasojë e shembjes së një kishe me 6 kate në rajonin Eastern të vendit të Afrikës Perëndimore, Gana, 18 persona kanë humbur jetën.

Drejtori i Organizatës Kombëtare për Menaxhimin e Katastrofave (NADMO) për rajonin Eastern, Richard Amo Yartey, njoftoi se kisha me 6 kate është shembur në zonën Manso Akroso.

Yartey tha se nën rrënoja kanë gjetur trupat e 18 personave dhe se kanë shpëtuar 8 të tjerë.

Ekipet e NADMO vazhdojnë punimet e kërkim shpëtimit dhe të plagosurit janë vënë nën trajtim njoftoi Yartey, i cili shprehu shqetësimin se numri i viktimave mund të rritet.

Pretendohet se gjatë ngjarjes në kishë ndodheshin mbi 60 persona.

Top Channel