Rakord në Francë! 41 mijë raste të reja me COVID-19 brenda një dite

23/10/2020 09:20

Franca ka regjistruar shifrën më të lartë të rasteve me koronavirus brenda 24 orëve, saktësisht 41 mijë persona.

Qeveria franceze ditë më parë zbatoi orën policore në Paris si dhe në disa qytete të tjera si masë parandaluese kundër koronavirusit.

Kryeministri francez, Jean Castex vendosi që ta zgjerojë këtë masë edhe në disa zona të tjera të vendit, në mënyrë që të ngadalësohet përhapja.

“Vala e dytë është duke ardhur”, tha ai, pak para se vendi të raportonte 41 mijë raste të reja.

 

Top Channel