Londra dhe Tokio nënshkruajnë marrëveshjen e tregtisë së lirë postBrexit

23/10/2020 10:29

Japonia dhe Britania nënshkruan një marrëveshje të tregtisë së lirë që do të hyjë në fuqi në fund të periudhës aktuale të tranzicionit postBrexit.

Ministri i Jashtëm japonez, Toshimitsu Motegi dhe sekretarja britanike e Tregtisë së Jashtme, Liz Truss nënshkruan marrëveshjen në Tokio.

Marrëveshja do të fillojë nga zbatimi më 1 janar, pasi Britania e Madhe të shkëputet nga rregullat e tregtisë së BE-së.

Marrëveshja e Partneritetit Ekonomik Gjithëpërfshirës MB-Japoni (CEPA) u ra dakord në parim muajin e kaluar dhe u përshëndet nga Britania e Madhe si marrëveshja e saj e parë e madhe tregtare që kur u largua zyrtarisht nga Bashkimi Evropian.

”Marrëveshja pritet të rrisë tregtinë britanike me Japoninë me rreth 19,5 miliardë dollarë”, theksoi qeveria britanike muajin e kaluar.

Marrëveshja korrespondon kryesisht me marrëveshjen ekzistuese të tregtisë së lirë midis Japonisë dhe BE-së.

Top Channel