E diel, 20 Dhjetor 2020
04:31
Kalifornia do të marrë rreth 2.5 milion doza vaksine këtë vit

Kalifornia pret të marrë këtë muaj pak më shumë se dy milionë doza të vaksinës kundër COVID-19, të mjaftueshme për të vaksinuar gjysmën e punonjësve të kujdesit shëndetësor në atë shtet.

04:04
Riparohet ora e famshme e Nju Jorkut

Një vend-takimi i njohur për shumë breza të Nju Jorkut, ora “Waldorf Astoria” kohët e fundit është riparuar me kujdes të veçantë nga Shoqata Historike e qytetit të Nju Jorkut.

03:30
Negociatat në Kongres për paketën e ndihmës financiare prej 900 miliardë dollarësh

Negociatorët po punojnë për të zgjidhur një grusht çështjesh të mbetura, në kuadrin e përpjekjeve për të finalizuar një paketë lehtësimi ekonomik nga COVID-19, me vlerë gati 1 trilion dollarë të shtunën, duke ruajtur kështu optimizmin se bisedimet e vonuara, së shpejti do të prodhonin një marrëveshje. Senati u mblodh në sesion pune të shtunën pasdite, ndërsa anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve qëndruan në gatishmëri për një votim që duket se nuk do të zhvillohet deri të dielën.

02:42
Britania e alarmuar nga një variant i ri i koronavirusit

Shkencëtarët britanikë u përballën të shtunën me një sfidë serioze për të konfirmuar nëse një mutacion i koronavirusit ishte shfaqur këtë muaj në Angli, i cili mund të jetë rezistent ndaj vaksinave që po prodhohen aktualisht.

02:20
Hetim për reaksionet e vaksinës/ FDA po verifikon efektet e vaksinës së Pfizer

Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave, FDA ka nisur një hetim rreth pesë reaksioneve alergjike që ndodhën pasi njerëzit morën këtë javë vaksinën kundër koronavirusit të prodhuar nga Pfizer dhe BioNTech.

01:55
Red Bull prezanton pilotin e ri, do garojë bashkë me Verstappen

Skuadra austriake e Red Bull ka prezantuar sot pilotin e ri që do të garojë bashkë me Max Verstappen sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për meksikanin 30-vjeçar Sergio Perez, i cili është përzgjedhur për të marrë vendin e Albon.

01:22
Izrael/ Netanyahu vaksinohet i pari kundër COVID-19 para kamerave

Kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu dhe ministri i Shëndetësisë Yuli Edelstein morën vaksinën e zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech në një transmetim të drejtpërdrejtë.

01:01
Kosova drejt zgjedhjeve? Mbahen në muajin shkurt nëse nuk zgjidhet presidenti

Partitë politike në Kosovë janë pajtuar me idenë e mbajtjes së zgjedhjeve brenda muajit shkurt nëse nuk arrihet konsensus në lidhje me postin e presidentit. Partië e koalicionit qeverisës, LDK dhe AAK shprehen se data e fundit për organizimin e zgjedhjeve duhet të jetë në shkurt, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje këmbëngul që sa më shpejt të mbahen zgjedhjet, aq më mirë do të jetë për vendin.

00:53
Liverpool “luan tenis” me Crystal Palace dhe shkëputet në krye, fiton edhe City

Liverpool ka triumfuar me rezultatin e thellë 0-7 në transfertën londineze ndaj Crystal Palace dhe është shkëputur në krye të renditjes së kampionatit me 31 pikë, plot 6 më tepër se Tottenham i vendit të dytë.

00:44
Neymar mbyll vitin, Thuchel do ta ketë në dispozicion në janar

Neymar do të kthehet në muajin janar. Dëmtimi i pësuar në takimin me Lionin duket se do të mbajë sulmuesin brazilian jashtë fushave të lojës më gjatë nga ç’ishte parashikuar. Të dielën e kaluar, pikërisht në 97′ të duelit me Olimpikun e Lionit, 28-vjeçari paulist pësoi një ndërhyrje vërtet shumë të rëndë në kavilje nga ana e bashkëkombësit të tij,Thiago Mendes. Kryesori Benoit Bastien, i ndihmuar edhe nga sinjalizimi i asistentëve të tij, ndëshkoi pas pamjeve të ofruara nga Sistemi VAR me kartonin e kuq mesfushorin 28-vjeçar, por në krahun tjetër “ylli” brazilian u pa duke rënkuar nga dhimbjet e forta dhe më pas u shtrëngua për të dalë me barrelë nga fusha e stadiumit “Parc des Princes”.

00:38
Lewandowski një “përbindësh”, përmbys i vetëm Leverkusenin

Bayerni i Mynihut mposht “in extremis” 1-2 skuadrën më në formë të momentit në Bundesligë, Bayer Leverkusenin, me të cilën bën rokadë në krye të renditjes. Sigurisht kur në përbërje ke fituesin e çmimit “Lojtari më i mirë i FIFA-s”, gjithçka është e mundur. Robert Lewandowski rezultoi kyç i bavarezëve, pasi shënoi të dy golat e ekipit të drejtuar nga Hansi Flick, të dytin, atë të fitores, në minutën e 3-të shtesë.

00:27
Dygolësh i Ronaldos, Juventusi i jep 4 “shuplaka” Parmës

Juventusi e ktheu në stërvitore takimin me Parmën në “Tardini”, ku fitoi thellë me rezultatin 0-4. Ky ishte reagimi i duhur i bardhezinjve pas barazimit me Atalantën, sfidë në të cilën Cristiano Ronaldo humbi një 11-metërsh.

00:16
Arsenali në krizë të thellë, e mposht edhe Evertoni

Arsenali në krizë të thellë rezultatesh. “Topçinjtë” e Londrës u mposhtën 2-1 nga Evertoni duke regjistruar takimin e shtatë radhazi pa fitore në Premier League (5 humbje dhe 2 barazime). Një ecuri vërtet negative për ekipin e drejtuar nga Mikel Arteta, që pozicionet në vendin e 15-të me vetëm 14 pikë në 14 javë të luajtura. Nga ana tjetër, skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti siguroi fitoren e tretë radhazi në kampionat.

00:05
Lyoni shkatërron Nicen dhe ngjitet në krye

Një ditë para përplasjes mes Lille dhe Paris Saint Germain, Lyoni fitoi thellë 1-4 në fushën e Nices dhe mori kreun e klasifikimit të Ligue 1 me 33 pikë, një më shumë se Lille e dy më shumë se Lyoni. Kjo do të thotë se çfarëdo që të ndodhë në përplasjen e rivalëve këtë të diel, skuadra e drejtuar nga Rudi Garcia maksimumi do të zbresë në vendin e dytë.

E shtunë, 19 Dhjetor 2020
23:59
Valencia i merr pikë Barçës në “Camp Nou”, Messi barazon rekordin e Pelesë

Barcelona regjistron barazimin e dytë në La Liga në “Camp Nou”, ku vazhdon të paraqitet me luhatje. Ecurinë e fitoreve në kampionat “blaugranave” ia prishi Valencia, që jo vetëm i mori pikë në shtëpinë e saj (1-1), por rrezikoi ta fitonte takimin. Hap i gabuar ky i skuadrës së Ronald Koemanit, që mbetet shumë prapa Atleticos së Madridit (kryesuese) sa u përket pikëve.

23:50
Kapen kontrabandistët e cigareve/ Në Athinë prodhonin e kontrabandonin cigare në vendet ballkanike

Policia greke shkatërroi një prej organizatave më të mëdha të prodhimit dhe kondrabandimit të cigareve në vend. Gjatë një operacioni në zonën industriale të Athinës 39 persona u arrestuan dhe 8 të tjerë janë shpallur në kërkim.

23:20
“Partitë të sigurojnë kandidatë të pastër për zgjedhjet e 25 prillit”- ambasadorja Yuri Kim zbulon çfarë diskutoi me Bashën

Me anë të një postimi në Twitter Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka treguar temat që ka diskutuar me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

23:20
“Shiko Kush LUAN”/ Monika Lubonja e thotë TROÇ: Kjo aktore shqiptare është e mbivlerësuar!

Mbrëmjen e sotme në “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën ishte e ftuar edhe aktorja e njohur Monika Lubonja.

23:20
“Shiko Kush LUAN”/ Ja cilin zgjedh Florjan Binaj mes Altin Bashës dhe Indrit Çobanit!

Këtë të shtunë në “Shiko Kush LUAN” me autorësinë dhe prezantimin e Luana Vjollcës ka qenë një puntatë dedikuar vetëm bjondeve. Sigurisht që edhe kapitenët i ishin përshtatur temës.

22:57
“Shiko Kush LUAN”/ Dude Balje zbulon emrin e deputetit shqiptar që e tërheq më shumë fizikisht!

Mbrëmjen e sotme deputetja e njohur nga Kosova Dude Balja ka qenë e ftuar në emisionin “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcen.

22:54
“Shiko Kush LUAN”/ Miss Universe Kosova habit me deklaratën: Nuk dua burrë shqiptar!

Një nga të ftuarat e mbrëmjes së sotme në “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën ishte Miss Universe Kosova 2020, Blerta Veseli.

22:52
“Shiko Kush LUAN”/ Miss Blerta Veseli pranon për herë të parë se ka bërë operacion plastik gjoksin!

Miss Universe Kosova 2020, Blerta Veseli ishte një nga të ftuarat e mbrëmjes së sotme në “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën.

22:51
“Shiko Kush LUAN”/ Dea Mishel rrëfen momentin epik teksa i dashuri ishte i pirë dhe ajo i kontrollonte telefonin!

Një nga të ftuarat bjonde mbrëmjen e sotme në “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën ishte edhe Dea Mishel Hoxha.

22:48
Nevina Shtylla apo Bora Zemani? Ina Kollcaku habit me përgjigjen në “Shiko Kush LUAN”

Ina Kollçaku ishte një nga të ftuarat e mbrëmjes së sotme në “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën.

22:46
Monika Lubonja pranon publikisht lidhjen e dashurisë në “Shiko Kush LUAN”

Monika Lubonja ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën.

22:44
“Shiko Kush LUAN”/ U lidhën në “Për’puthen”, Ina Kollçaku zbulon arsyen e vërtetë të ndarjes me Gerin!

Një nga të ftuarat e mbrëmjes së sotme në “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën ishte Ina Kollçaku.

22:34
Reperi me famë botërore nuk i reziston dot Trejsi Sejdinit (FOTO)

Modelja shqiptare Trejsi Sejdini është shumë aktive në rrjete sociale, ku numëron mbi 300 mijë ndjekës. Ajo publikon vazhdimisht foto nga më provokueset.

22:14
FOTO+VIDEO/ Goditet rrjeti gjigant i kontrabandës së cigareve, arrestohen 39 persona (Detajet)

Policia greke ka shkatërruar një prej organizatave më të mëdha të prodhimit dhe trafikimit të cigareve kontrabandë në vend.

21:56
Izrael, Netanyahu vaksinohet i pari kundër COVID-19 para kamerave

Kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu dhe ministri i Shëndetësisë Yuli Edelstein morën vaksinën e zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech në një transmetim të drejtpërdrejtë.

21:50
​Mediat angleze: Arsenali shkarkon Artetan, ky është zëvendësuesi i tij

Humbja nga Evertoni me rezultat 2-1 pritet t’i kushtojë me humbjen e vendit të punës trajnerit spanjoll Mikel Artetas në krye të Arsenali, përcjell KosovaPress.

21:49
Mbi 76 milionë raste me Covid-19 në mbarë botën

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka arritur në mbi 76 milionë, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

21:40
Forbes publikon listën e lojtarëve më të paguar për vitin 2020 – Messi dhe Ronaldo të pakapshëm

Revista ndërkombëtare ‘Forbes’ ka publikuar fitmet që kanë bërë lojtarët për vitin 2020.

21:35
Kartat biblike/ Harta e lashtë e thesarit tregon vendndodhjen e ‘165 ton flori’ (ilustrime)

Amatorët e Biblës janë emocionuar së fundmi nga zbulimi i një dorëshkrimi të lashtë që pretendon të zbulojë vendndodhjen e “165 ton flori”.

21:25
​Mbi 9 mijë bashkatdhetarë arritën sot përmes Aeroportit “Adem Jashari”

Vetëm gjatë ditës së sotme përmes Aeroportit të Prishtinës kanë arritur në Kosovë mbi 9 mijë bashkatdhetarë, ndërsa janë realizuar mbi 35 fluturime komerciale.

21:24
Shëtitorja e Sarandës, gati verën e ardhshme

Vijojnë punimet përgjatë shëtitores buzë detit në Sarandë që do të jetë gati për turistët verën e ardhshme.

21:05
NATO dhe KE verifikojnë sistemet e tyre informatike pas sulmit kibernetik

NATO dhe Komisioni Europian njoftuan sot se do të verifikojnë sistemet e tyre informatike pas një sulmi masiv kibernetik kundër agjencive qeveritare amerikan, për të cilin Uashingtoni akuzon Moskën si përgjegjëse.

20:55
Trump thotë se Kina mund të jetë përgjegjëse për sulmin kibernetik

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka minimizuar seriozitetin dhe ndikimin e sulmit kibernetik ndaj rrjeteve kompjuterike të disa agjencive qeveritare amerikane. Ai po ashtu ka hedhur dyshime se nëse Rusia qëndron prapa këtij sulmi.

20:52
Gjermania shënon rënie të dëbimeve më 2020

Rastet e dëbimeve nga Gjermania kanë rënë ndjeshëm më 2020 dhe kjo pjesërisht i atribuohet pandemisë së koronavirusit.

20:45
Gjurmë Shqiptare/ Si u shkatërrua ushtria shqiptare ?

Çfarë ndodhi me pronat, armatimet, municionet që u trashëguan nga ushtria shqiptare në post diktaturë ?

20:39
​Rikthehet PDK-ja në Diasporë, konstituohet Këshilli Nismëtar i nëndegës në Gjenevë

Në prenzencën e drejtorit të Departamentit për Diasporë të PDK-së, Elmi Reçica, zv. drejtorit të këtij departamenti Arben Gecaj dhe kryetarit të Këshillit Nismëtar Mujë Haziri, është mbajtur sot takimi Këshillit Nismëtar për nëndegën e PDK-së në Gjenevë.

20:31
“Të vriten emigrantët shqiptarë”/ Drejt shkarkimit 6 policët anglezë pas deklaratave raciste

Gjashtë oficerë policie, të cilët krahasuan një koleg me ngjyrë me një qen dhe bën shaka për emigrantët shqiptarë, duke thënë se “duhet të vriten para se të hyjnë në Mbretërinë eBashkuar”, u dënuan për abuzim me detyrën.

20:27
E infektuar me COVID, ndërron jetë në moshën 75-vjeçare, ish-Ministrja e Bujqësisë, Themie Thomai

Ish-Ministrja e Bujqësisë dhe anëtarja e Komitetit Qendror të PPSH-së, Themie Thomai ka humbur betejën me koronavirusin.

20:20
Dorëhiqet ministri i Shëndetësisë i Sllovenisë, shkak gjendja me pandeminë Covid-19

Ministri i Shëndetësisë i Sllovenisë, Tomaz Gantar dha dorëheqjen, por ajo nuk ka lidhje me trajtimin nga ana e qeverisë të krizës së koronavirusit, por është për shkak të një krize brenda koalicionit qeverisës, sipas agjencisë sllovene të lajmeve, STA.

20:16
Përdhunuesi i tmerrshëm i Kalifornisë dënohet me 897 vjet burg

Roy Charles Waller, përdhunuesi serial që ka terrorizuar veriun e Kalifornisë për 15 vjetët e fundit, do të kalojë pjesën e mbetur të jetës prapa hekurave.

20:04
Zaev: Vijojmë përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes me Bullgarinë

Kryeministri Zoran Zaev përsëriti qëndrimin se në kontestin me Bullgarinë nuk e ka të qartë më se ku qëndron problemi. Megjithatë Zaev shton se duhet vazhduar dialogu, sepse sipas tij BE-ja për Maqedoninë e Veriut është e shenjtë. I pari i Qeverisë shtoi se vendi është i gatshëm tashmë prej kohësh që ta zgjidh problemin me Bullgarinë.

19:52
Vllaznia humb me Laçin/ Tirana barazim 1-1 me Skënderbeun

Laci ndal Vllazninë duke regjistruar fitoren e parë nën drejtimin e Shpëtim Duros. Kurbinasit arritën të marrin 3 pikë të çmuara në javën e fundit të fazës së parë të Kategorisë superiore teksa fituan ndaj skuadrës kryesuese të kampionatit me rezultatin 1-0.

19:48
Angli, “anulohen” Krishtlindjet/ Shkak për izolimin, mutacioni i ri koronavirusit që përhapet më shpejt

Ne konferencën argumentueshëm me te vështire te kryeministrit britanik Boris Johnson qe kur filloj pandemia, ai njoftoje se duke filluar nga e diela, ndryshe nga një jave me pare, miliona banore te Londrës dhe pjesëve te mëdha te Anglisë juglindore dhe lindore do kalojnë ne lockdown, ose siç njihet ne Nivelin e Katërt.

19:42
Nga Shtutgarti në Vlorë me biçikletë/ Çifti i udhëtarëve gjermanë: Krishtlindjet do i kalojmë në Shqipëri

Daniel dhe Miki po  i bien botës me biçikletë. Në turin e tyre të tretë një prej destinacioneve është edhe vendi ynë ku vijnë për herë të dytë, por kësaj here për të qëndruar më gjatë.  Çifti gjerman do t’i kalojë Krishtlindjet  në Shqipëri

19:41
Arrestohet gruaja pasi u kap në shtëpi me 26 mace, gjashtë qen, dy ketra dhe një buf

Një grua në Connecticut të SHBA është arrestuar me disa akuza për mizori ndaj kafshëve, pasi në një kontroll në shtëpinë e saj “të pabanueshme” në tetor, policia gjeti dhjetra kafshë të keqtrajtuara, duke përfshirë tre të vdekura dhe një qen në grahmat e fundit të jetës.

19:33
SPAK, 219 të pandehur në një vit/ 117 për krime të organizuara dhe 63 persona për korrupsion

“Kush duhet te ketë frikë nga SPAK/ARBEN KRAJA: Do jemi te ashpër brenda ligjit, duhet te ketë frikë kushdo që shkel ligjin”.

19:28
Simptoma të dyshimta, pezullohet vaksinimi në një spital të Çikagos

Një spital në periferi të Çikagos ka ndaluar përkohësisht programin e tij të vaksinimit anti-covid për personelin që ndodhet në vijën e parë të frontit, pasi katër prej tyre kanë shfaqur simptoma pas marrjes së vaksinës.

19:21
Itali, Salvini: Vetë-denoncohem, do të shkel kufizimet e festave për njerëzit në nevojë

Gjatë një debati në parlamentin italian për kufizimet e pandemisë në sezonin festiv të fundvitit, kreu i Lega-s Matteo Salvini njoftoi stilin e tij të “mosbindjes civile” duke thënë se do të shkelë kufizimet nëse është çështja për ndihmën ndaj njerëzve në nevojë.

19:15
Karteli i tmerrshëm i drogës vret politikanin e njohur, ish-guvernatori ekzekutohet në tualet

Ish-Guvernatori i shtetit meksikan Halisko (Jalisco) u vra të premten në tualetin e një restoranti në qytezën bregdetare Puerto Vajarta, në atë që u konsiderua si një prej vrasjeve politike më të mëdha në vend që prej nisjes së “luftës kundër drogës” në vitin 2006.

19:04
Turqia regjistron mbi 22 mijë raste të reja me COVID-19

Turqia raportoi 22.195 infeksione të tjera me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, duke përfshirë 4.002 pacientë simptomatikë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

18:56
Plani djallëzor i Kristofor Kolombit me “Hënën e përgjakur” që parashikoi zemërimin e Zotit

Eksploratori Kristofor Kolombi kishte bërë një parashikim më shumë se 500 vjet më parë duke thënë se Hëna do të kthehej në ngjyrë gjaku si një paralajmërim i “zemërimit të Zotit”, për të siguruar mbijetesën e ekspeditës së tij pas dështimit në oqean.

18:48
Italia nuk gjen qetësi, sërish qindra viktima dhe mijëra të infektuar nga COVID

553 persona kanë humbur jetën dhe 16 308 të tjerë rezultojnë të infektuar nga pandemia Covid-19, gjatë 24 orëve të fundit.

18:38
SHBA, shkon në afro 321 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i personave të vdekur nga koronavirus në SHBA është rritur në 320.926, prej të cilëve 2.997 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit. 

18:27
Bruksel, përfundon keq rezistenca e shqiptarit ndaj arrestimit/ Sekuestrohet kokainë me vlerë 1 milionë euro, arrestohen 11 persona, mes tyre 2 gra

Një shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë pasi tentoi të arratisej gjatë një operacioni të gjerë policor.

18:17
Radhë të gjata të veturave në kufijtë e shteteve të Ballkanit Perëndimor

Qytetarët e Ballkanit, që udhëtojnë nga Evropa Perëndimore, drejt vendit të tyre të origjinës për të kaluar festat e fundvitit, kanë krijuar radhë të gjata në kufijtë gjatë të shtunës. Këto udhëtime po ndodhin pavarësisht paralajmërimeve se do të vendosen masa të reja kufizuese kundër koronavirusit, që kanë për qëllim të ulin numrin e udhëtimeve gjatë Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

18:07
Biden refuzon presidentin e vetëshpallur të Venezuelës, Guaido, priten bisedime me Maduro – mediat

Administrata e re presidenciale e Biden raportohet se fundmi se ka refuzuar bisedimet me Juan Guaido, i cili më herët konsiderohej nga SHBA si president i ligjshëm i Venezuelës, dhe mund të tërhiqet nga kërkesa për largimin e Nicolas Maduro.

18:03
Hoti: Deklarata e Vuçiqit për mosnjohjen e Kosovës, nuk i kontribuon dialogut

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti thotë se deklarata e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq se vendi i tij nuk do ta njohë Kosovën derisa të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale më 2022, nuk i kontribuojnë dialogut.

17:51
Spanjë, ekzekutohet shqiptari në mes të restorantit

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte (18 dhjetor) në një restorant të Spanjës, ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri një shtetas shqiptar.

17:44
​Me golin ndaj Valencias, Messi barazon rekordin e Peles

Barcelona është duke u ballafaquar me Valencian në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 13-të të kampionatit spanjoll të futbollit të njohur si La Liga.

17:30
Biden vaksinohet të hënën kundër COVID-19

Presidenti i zgjedhur i Amerikës Joe Biden do të bëjë vaksinën anti-COVID këtë të hënë (21.12.2020)

17:24
Prezantohet studim-projektimi për rrugën Berat-Ballaban, Balluku: Do lidhë disa bashki, synohet rivitalizimi i disa zonave!

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku prezantoi pasditen e kësaj të shtune një studim-projektimi për ndërtimin e rrugës Berat-Ballaban (Këlcyrë).

17:18
2-vjeçari dyshohet se është rrahur për vdekje nga gjyshërit e dehur, se ‘nuk pushonte së qari’ (Fotot)

Një fëmijë dy-vjeçar raportohet se është mbytur dhe hedhur në furrë nga gjyshërit e tij që po e mbanin, pasi “qante shumë”.

17:13
FOTO/ Njihuni me Miss-in që do të shpëtojë botën nga Covid, pjesë e ekipit për zbulimin e vaksinës

Fjalia standard e çdo Missi, është se do të shpëtojë botën. Një prej tyre, duket se më në fund do ta bëjë realitet këtë gjë. Bëhet fjalë për Ish-Missin e Britanisë së Madhe në 2014, Carina Tyrrell.

17:09
Këshilla se si duhet ta mbyllësh vitin sipas shenjës tënde të horoskopit

Viti po mbaron dhe për ta përmbyllur në mënyrën më të mirë, shenja juaj zodiakale mund t’ju vijë në ndihmë me këshilla shumë të rëndësishme!

17:01
Publikoi ‘selfie’ pa maskë, presidenti gjobitet me 3.500 dollarë

Në shumë vende të botës është bërë e detyrueshme mbajtja e maskës në çdo ambient dhe Kili është një ndër ato shtete.

16:56
Kim Jong Un ekzekuton kapitenin e peshkarexhës koreano-veriore se dëgjoi radion e huaj në det

Një marinar i njohur si Choi, u raportua te autoritetet koreano-veriore nga koleg i zemëruar i ekuipazhit, i cili e kishte parë prej disa vitesh duke dëgjuar stacione të huaja të ndaluara, gjatë kohës që lundronte në det.

16:44
Bien shifrat e COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 538 raste të reja dhe 8 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 538 raste të reja me Covid-19 në vendin tonë, si dhe 8 persona kanë humbur jetën.

16:40
SHBA-ja raportohet se do të mbyllë konsullatat në Rusi

Departamenti amerikan i Shtetit do të mbyllë një konsultat amerikane në Rusi dhe do të pezullojë operacionet në një tjetër, raportuan mediat amerikane, duke cituar një zëdhënës dhe disa zyrtarë të tjerë.

16:39
Aksident i rëndë në Vorë/ Kamioni përplas për vdekje një shtetas maroken dhe largohet nga vendngjarja

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Vorë.

16:33
Bie në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë 45-vjeçari në Tiranë

Një elektricist ka humbur jetën tragjikisht në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në Tiranë.

16:27
Franca paralajmëron se megjithë vaksinën, vendi do të jetojë edhe një vit në izolim (fotot)

Qeveria e Francës ka paralajmëruar sot se vendi mund të jetojë me kufizimet e pandemisë Covid-19 për një vit, megjithse ka gati vaksinën për shpërndarje në popullatë.

16:25
Fatjoni bën deklaratën e papritur për Anën dhe Arjonin: Të dy janë …

Fotografia që Arjoni i “Përputhen” publikoi në shtrat me Anën, ka bërë xhiron e rrjetit ditët e fundit. Në lidhje me këtë foto, të dy kanë dhënë versionet e tyre, por edhe konkurrentët e tjerë e kanë komentuar si çështje.

16:18
Iran, 175 të vdekur dhe mbi 6 mijë raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë së Iranit njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 175 humbje jete dhe 6.421 raste të reja me Covid.

16:10
Zvicra miraton përdorimin e vaksinës kundër COVID-19

Autoritetet zvicerane kanë miratuar përdorimin e vaksinës kundër koronavirusit (COVID-19) të zhvilluar dhe prodhuar nga shkencëtarët e kompanive amerikano-gjermane Pfizer dhe BioNTech.

15:56
Australia pa Covid nis ‘dehjen’ e sezonit festiv me vrull të plotë (foto pa censurë)

Turma të shthurura të sezonit të Krishtlindjeve në Australi qëndruan dje thuajse zgjuar në natën e dytë radhazi, në kontrast të thellë me kolegët e tyre evropianë që përballen me shtrëngim të rregullave të koronavirusit.

15:52
​Liverpooli dridh rivalët për titull, vjen fitorja prej 0-7 ndaj Crystal Palace

Pas fitores jetike në garën për titull ndaj Tottenhamit javën e kaluar me rezultat 2-1, Liverpooli edhe në këtë xhiro ka dërguar një sinjal të fuqishëm kundrejt rivalëve për titull.

15:48
Hoti: S’ka marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se nëse nuk do të ketë njohje reciproke, atëherë nuk do të ketë as marrëveshje.

15:46
Incident në ndeshjen Delvina-Alpetrol/ Një person qëllon me gurë në kokë arbitrin

Delvinë- Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë ndeshjes  së Futbollit, Delvina-Alpetrol të zhvilluar sot në orën 13:30, në stadiumin “Panajot Pano”.

15:38
Dhurata fëmijëve/ Nisma për të gëzuar për festa fëmijët e familjeve në nevojë

Shënimi i muajit dhjetor në kalendar për Noarin dhe vëllanë e tij Gentin është thirrja për të “dhënë dashuri për dikë që nuk e pret”.

15:36
Parada e babagjyshëve/ Organizimi i nxënësve me biçikleta në Elbasan

Në këtë prag të fundvit, por në një situatë jo të zakontë për shkak të pandemisë, shkollat e Elbasanit kanë realizuar një marshim me biçikleta.

15:30
Veliaj ndan certifikata pronësie në Helmes të Kavajës: Ne legalizojmë shtëpitë e qytetarëve të thjeshtë

600 certifikata pronësie do t’ju jepen banorëve në fshatin Helmës në Kavajë.

15:30
Si u shkatërrua ushtria shqiptare?/ Sonte në ciklin Gjurmë Shqiptare të gazetarit Marin Mema

Si u shkatërrua ushtria shqiptare ? Cfarë ndodhi me pronat, armatimet, municionet qe u trashëguan ne post diktaturë ? Cili ishte fati i shumë prej reparteve një pjesë në zona bregdetare ? 

15:23
Strehohen 40 familje në Shijak/ Kryeministri Rama i’u dorëzon çelësat e shtëpisë së re

Nëntorit prodhoi shkatërrimin e shumë banesave private dhe pallateve në qytetin e Shijakut.

15:15
Sarandë, turizmi ra në 20 përqind/ Një vit më parë qytetin e vizituan 900 mijë turistë të huaj

Saranda u frekuentua këtë vit nga vetëm 20% e vizitorëve që priste.

15:10
Protestë paqësore për Klodianin/ Shkodër, policia merr në mbrojtje të gjitha institucionet

Ka zgjatur vetëm pak minuta protesta e thirrur nga shoqëria civile ditën e shtunë në qytetin e Shkodrës.

15:10
Durrës, 80% e biznesit u godit rëndë/ Raportojnë ulje drastike të xhiros, shumica hoteleri

Rreth 80% e bizneseve që operojnë në qytetin e Durrësit në turizëm e degë të tjera të lidhura me të deklarojnë se kanë pasur ulje drastike të xhiro për shkak të krizës.

15:06
Si hetoi UNMIK, “Shtëpinë e Verdhë”/ Flet prokurori shqiptar që shoqëroi ekspertin Bayrabar

Ishte Carla Del Ponte,  prokurore në Tribunalin e Hagës për krime në  ish Jugosllavinë, ajo e cila për herë të parë në librin e saj me titull “Gjuetia-Unë dhe Kriminelët e Luftës”  lëshoi akuzat skandaloze për trafik organesh nga UCK,  në Shtëpinë e Verdhë në Burrel. 

14:48
Ushqimet që nuk duhet ti ngrohni në mikrovalë

Mikrovala është shpëtim për të gjithë ne kur duam ta bëjmë gati ushqimin sa më shpejt. Por jo çdo ushqim mund të ngrohet pasi është gatuar njëherë.

14:35
“Këta demokratët e Shijakut i dua shumë…”, Rama batuta me qytetarin që iu rindërtua shtëpia

Kryeministri Rama në Shijak dorëzoi çelësat e disa shtëpive individuale të ndërtuara nga fillimi pasi u prishën nga tërmeti i 26 nëntorit.

14:31
Haradinaj: Diaspora e gjallëron jetën në Kosovë, qeveria t’i mundësojë lëvizje pa kufizime

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës që të hiqen ndalesat e qarkullimit deri pas festave për shkak të lëvizjes së lirë të bashkëatdhetarëve. Përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook,

14:21
Lëkundje sizmike në Itali

Italia është tronditur nga një lëkundje sizmike ditën e sotme.  Një tërmet i magnitudës 3.9 është regjistruar paraditën e sotme në provincën e Reggio Calabria, shkruan tgcom24.

14:13
Vendimi i Prokurorisë Dibër/ PD: Do të ankimojmë pushimin e çështjes për dosjen 184

Partia Demokratike do të ankimojë vendimin e Prokurorisë për ‘dosjen 184’ për zgjedhjet në Dibër.

14:08
“Shpëtim Pasho u vra me thikë teksa flinte, Teuta u dhunua për vdekje!”/ Detajet tronditëse, trupat e çiftit në Itali u prenë me sharrë elektrike

Mediet italiane kanë zbuluar detaje të reja tronditëse për ekzekutimin dhe masakrimin e çiftit nga Vlora në Italia, Shpëtim dhe Teuta Pasho.

14:00
Kërcënoi ambasadorin e Kosovës në Francë, dënohet me burg shtetasi nga Kosova

Një gjykatë në Prishtinë dënoi me një vit e gjysmë heqje lirie një person që kishte kërcënuar ambasadorin e Kosovës në Francë. Ambasadori kishte shpërndarë një artikull të gazetës “Le Figaro” që për ilustrim kishte përdorur karikaturat e Profetit Muhamed, të publikuara nga revista franceze, Charlie Hebdo.

13:43
“Do të ndalohet çdo organizim për festa”/ Kryeministri Hoti paralajmëron mbylljen e Kosovës për fundvit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se do të ndalohet çdo organizim për festat e fundvitit.

13:33
Rusia do ta kthejë në Bosnjë dhuratën që Dodiku i bëri Lavrovit

Ministri e Jashtme e Rusisë njoftoi se ikona e Shën Nikollës, e cila iu dha ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov në Bosnjë e Hercegovinë, do t’i kthehet Bosnjës për të sqaruar rëndësinë e saj historike.