Strehohen 40 familje në Shijak/ Kryeministri Rama i’u dorëzon çelësat e shtëpisë së re

19/12/2020 15:23

Nëntorit prodhoi shkatërrimin e shumë banesave private dhe pallateve në qytetin e Shijakut.

Një vit më pas, paraditen e kësaj të shtune 40 familje në këtë qytet, i janë gëzuar akomodimit në shtëpitë e reja. Në dhjetë prej tyre çelësat ia dha vetë kryeministri Edi Rama.

Sipas kryebashkiakut të Shijakut Elton Arbana, deri në natën e Krishtlindjeve nuk do të ketë më asnjë familje në çadër në këtë bashki. Në këtë qytet është inaguruar edhe gjimnazi 16 Shtatori i rindërtuar në kohë rekord. Sakaq ka nisur edhe puna për ndërtimin e rrugës nga 4 rrugët e Shijakut në drejtim të Pjezës.

Top Channel