Shënimi i muajit dhjetor në kalendar për Noarin dhe vëllanë e tij Gentin është thirrja për të “dhënë dashuri për dikë që nuk e pret”.

12 vjeçari Noari dhe 10 vjeçari Genti, bëhen bashkë çdo vit me qëllimin e vetëm për të përgatitur dhurata që t’ua dhurojnë fëmijëve në nevojë.

E ëma e tyre tregon se kjo iniciativë tashmë është bërë traditë në familjen e tyre.

Gjatë përgatitjes së dhuratave, Genta tregon se përkushtimi për t’i lumturuar të tjerët i bën të lumtur vetë ata, që mblidhen rreth tavolinës për të dhënë më të mirën.

Të gjitha këto dhurata dërgohen në organizatën “Nëna dhe Fëmijë të Lumtur”, që për pesë vjet bën grumbullimin dhe shpërndarjen e tyre.

Top Channel