“Kush duhet te ketë frikë nga SPAK/ARBEN KRAJA: Do jemi te ashpër brenda ligjit, duhet te ketë frikë kushdo që shkel ligjin”.

Me këtë paralajmërim te kryeprokurorit Arben Kraja, SPAK nisi nga puna ne 19 dhjetor 2019. Para pritshmërive te larta për te goditur korrupsionin dhe krimin e organizuar ne vend dhe me ndërkombëtarët ne krah, SPAK u vendos menjëherë përballë dhjetëra denoncimeve te te zhgënjyerve ndër vite nga drejtësia. Edhe pse çështjet ishin te parashkruara nga koha apo jashtë kompetencave, besimi i qytetarëve tek SPAK kishte si shkak mbështetjen e SPAK nga amerikanët qe paralajmërojnë ditë te këqija për zyrtarët e  korruptuar dhe krimin e organizuar.

Dhe ne te vërtetë, ajo që u pa gjatë këtij një viti funksionim te SPAK ishte pikërisht inkurajimi amerikan pas çdo goditje te paprekshmi. Te tillë si mbyllja e hetimeve për ish prokurorin e përgjithshëm Llalla , dënimi  i një gjyqtari te vettingut, apo edhe arrestimi i gjyqtares se apelit Korçë, një aksion pas te cilit ambasadorja Juri Kim tregoi se kush nuk e do SPAK-un.

“Disa vete po perpiqen ti ndalojne e madje ti intimidojne gjyqtare e prokurore, por ka ardhur koha qe spak te qendroje i forte ndaj ketyr e personave”.

Por megjithëse ky vit u nevojit për formimin e super strukturës qe pret te plotësohet me hetuesit e Byrosë Kombëtare te Hetimit  si dhe me dy prokurorë qe do ta çojnë trupën e prokurorëve te posaçëm ne 15, zbardhja e vrasjes se Vajdin Lames dhe Klodian Saliut dha sinjalin se toka do te jetë e paqëndrueshme edhe për njerëzit e krimit. SPAK deklaron se 174 persona janë nën hetim për krim te organizuar dhe 28 te tjerë për korrupsion, duke nisur nga dosjet ndërkombëtare te kokainës deri tek hetimi për korrupsion për privatizimin e kompleksit sportiv Partizani ku te kallëzuar janë qe nga ish kryeministri Berisha deri tek ish ministri i mbrojtjes, Arben Imami dhe Jamarber Malltezi. E teksa SPAK po ruan me fanatizëm sekretin hetimor për secilën nga çështjet hetimore te konsideruara te rëndësishme, sidoqoftë për te treguar se te pandëshkueshmit do te ndëshkohen nga ligji, SPAK pak përpara mbushjes një vjec bëri transparent marrëveshjen me prokurorinë USKOK, prokuroria qe goditi kupolën më te lartë te zyrtareve ne Kroaci gjurmët e te cilës besohet se do te ndiqen edhe ne Shqipëri.

Anila Hoxha

Top Channel