​Mediat angleze: Arsenali shkarkon Artetan, ky është zëvendësuesi i tij

19/12/2020 21:50

Humbja nga Evertoni me rezultat 2-1 pritet t’i kushtojë me humbjen e vendit të punës trajnerit spanjoll Mikel Artetas në krye të Arsenali, përcjell KosovaPress.

Arsenali nën drejtimin e Artetas është duke u zhytur në një periudhë tejet negative te rezultateve dhe si pasojë renditet në vendin e 15-të në Premier Ligë me vetëm 14 pikë të mbledhura pas 14 xhirove të zhvilluara.

Tani, sipas asaj që raporton “Sky Sports Neës” në Angli, drejtuesi e klubit do ta shkarkojnë Artetan dhe në vend të tij do të emërohet ish-trajneri i West Bromit, Slave Bilic.

Top Channel