2-vjeçari dyshohet se është rrahur për vdekje nga gjyshërit e dehur, se ‘nuk pushonte së qari’ (Fotot)

19/12/2020 17:18

Një fëmijë dy-vjeçar raportohet se është mbytur dhe hedhur në furrë nga gjyshërit e tij që po e mbanin, pasi “qante shumë”.

Prindërit e shokuar të fëmijës, Maria, 20 vjeçe, dhe Dmitry 25, u kthyen në shtëpi për të gjetur vetëm rrobat e djalit të tyre 2-vjeçar Dima. Trupin e tij ata e gjetën më vonë të hedhur jashtë në dëborë, njoftuan agjencitë ligjore në Rusi.

Gjyshërit e tij, me moshë 52 e 48 vjeç, ishin tepër të pirë dhe besohet se ishin irrituar me të qarat e fëmijës, njofton agjencia vendase Plohie Novosti.

Dyshja e akuzuar për aktin mizor nuk është emëruar nga autoritetet, por është arrestuar pas tragjedisë në qytezën e Kuybyshevsky në rajonin e Novokuznetsk.

Në një deklaratë të komitetit rus të hetimit në Kemerovo thuhej: “Ata gjetën rrobat e djalit të vogël në shtëpi por jo atë. Gjyshërit e fëmijës ishin në një gjendje të fortë intoksikimi alkoolik. Pranë shtëpisë prindërit gjetën trupin e djalit të tyre në dëborë, dhe njoftuan autoritetet”.

Gjyshja tjetër e fëmijës tragjik shkruante në rrjetet sociale: “Djali ynë i shkretë, si nuk mundëm të të shpëtonim?”

Hetimet vazhdojne./Metro/

FOTO GALERI
1/3
Dima besohet se eshte vrare nga gjysherit e tij qe po e mbanin

Top Channel