Një fëmijë dy-vjeçar raportohet se është mbytur dhe hedhur në furrë nga gjyshërit e tij që po e mbanin, pasi “qante shumë”.
Prindërit e shokuar të fëmijës, Maria, 20 vjeçe, dhe Dmitry 25, u kthyen në shtëpi për të gjetur vetëm rrobat e djalit të tyre 2-vjeçar Dima. Trupin e tij ata e gjetën më vonë të hedhur jashtë në dëborë, njoftuan agjencitë ligjore në Rusi.
Gjyshërit e tij, me moshë 52 e 48 vjeç, ishin tepër të pirë dhe besohet se ishin irrituar me të qarat e fëmijës, njofton agjencia vendase Plohie Novosti.
Dyshja e akuzuar për aktin mizor nuk është emëruar nga autoritetet, por është arrestuar pas tragjedisë në qytezën e Kuybyshevsky në rajonin e Novokuznetsk.
Në një deklaratë të komitetit rus të hetimit në Kemerovo thuhej: “Ata gjetën rrobat e djalit të vogël në shtëpi por jo atë. Gjyshërit e fëmijës ishin në një gjendje të fortë intoksikimi alkoolik. Pranë shtëpisë prindërit gjetën trupin e djalit të tyre në dëborë, dhe njoftuan autoritetet”.
Gjyshja tjetër e fëmijës tragjik shkruante në rrjetet sociale: “Djali ynë i shkretë, si nuk mundëm të të shpëtonim?”
Hetimet vazhdojne./Metro/
Top Channel