“Këta demokratët e Shijakut i dua shumë…”, Rama batuta me qytetarin që iu rindërtua shtëpia

19/12/2020 14:35

Kryeministri Rama në Shijak dorëzoi çelësat e disa shtëpive individuale të ndërtuara nga fillimi pasi u prishën nga tërmeti i 26 nëntorit.

Rama u shpreh, kësaj here ai ishte në banesën e një familje demokrate, me të cilët nuk i ka kursyer batutat. Ai u ndal edhe tek një pjesë e palyer e banesës duke  kërkuar që të përfundojnë punëtorët duke thënë: “ këta janë demokratë këta, si t’ja vesh ashtu e mbajnë”.

Pjesë nga biseda:

Rama: Ku je ti mo i PD? Ndaj ta kemi bërë të verdhë që të të vijë cik drita të kthjellohesh icik. Hajde more shife banjën, çfarë banje të kemi bërë.

Qytetari: Ujë të ftohtë…

Rama: Do ngrofet dhe uji. Edhe ta mbash mirë nusen se pa këtë ti je si shpia e vjetër. Do ulem dy minuta tani, sa për gëzuar. Hajde se këta demokratët e Shijakut i dua shumë, mezi i kemi. Po nuk e besoshe ë?

 

 

Qytetari: Në botë…

Rama: Si i bëhet tani?

Ndërsa i dorëzoi celësat një gruaje të moshuar, Rama mori dhe një “dhuratë” prej saj.

“Faleminderit se këtë lule e kemi dhe të partisë sonë”, i tha Rama, ndërsa e moshuara ia ktheu “po pranej e kam mor”.

“Me këmbën e djathtën të lutem, këmba e djathtë zemra e majtë”, i sugjeroi kryeministri gruas kur futej për herë të parë në banesën e re.

 

Top Channel