Një ditë para përplasjes mes Lille dhe Paris Saint Germain, Lyoni fitoi thellë 1-4 në fushën e Nices dhe mori kreun e klasifikimit të Ligue 1 me 33 pikë, një më shumë se Lille e dy më shumë se Lyoni. Kjo do të thotë se çfarëdo që të ndodhë në përplasjen e rivalëve këtë të diel, skuadra e drejtuar nga Rudi Garcia maksimumi do të zbresë në vendin e dytë.

Në “Allianz Riviera” loja ishte qartësisht e dominuar nga Lyoni, që e realizoi golin e parë me Depay-n në minutën e 32-të me penallti, ndërsa 7 minuta më vonë Kadawere i çoi shifrat 0-2. Pak para se skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes për pushimin mes pjesëve Gouiri shkurtoi diferencën në 1-2. Gjithsesi, në pjesën e dytë Lyoni shënoi edhe dy gola të tjerë me Ekambin dhe Aouar.

Në takimet e tjera Metz fitoi 2-0 me Lens, ndërsa Marseille – Reims përfundoi 1-1.

Top Channel