Aksident i rëndë në Vorë/ Kamioni përplas për vdekje një shtetas maroken dhe largohet nga vendngjarja

19/12/2020 16:39
Ilustruese

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Vorë.

Policia informon se në orën 21:00 një kamion nga pakujdesia goditi për vdekje të huajin maroken.

Policia njofton se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Më datë 18.12.2020, rreth orës 21:00, në Vorë, dyshohet se një mjet kamion ende i paidentifikuar, nga pakujdesia ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin maroken me iniciale M.M. Po punohet per identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel