Protestë paqësore për Klodianin/ Shkodër, policia merr në mbrojtje të gjitha institucionet

19/12/2020 15:10

Ka zgjatur vetëm pak minuta protesta e thirrur nga shoqëria civile ditën e shtunë në qytetin e Shkodrës.

Në ndryshim nga një jave me pare, pjesëmarrja ka qenë minimale por fatmirësisht nuk u regjistruan incidente ndërsa protestuesit bënë thirrje serish për shkarkimin e Ardi Veliut dhe drejtësi për vrasjen e Klodian Rashes.

Nisur nga incidentet e një javë më parë ku disa adoleshente shkaktuan incidente duke dëmtuar investimet publike dhe duke I venë zjarrin selisë së Partisë Socialiste në Shkodër, këtë herë policia ka zbarkuar në terren duke marrë në mbrojtje institucionet e rëndësishme si Prefektura e Shkodrës apo Bashkia.

Edhe kësaj radhe, të miturit u tentuan të përdoren për incidente. Uniformat blu arritën të ndalonin  në kohë një 13 dhe një 15 vjeçar të cilët kishin me vete një shishe benzinë.

Top Channel