Autoritetet zvicerane kanë miratuar përdorimin e vaksinës kundër koronavirusit (COVID-19) të zhvilluar dhe prodhuar nga shkencëtarët e kompanive amerikano-gjermane Pfizer dhe BioNTech.

Agjencia kompetente qeveritare zvicerane Swissmedic njoftoi sot se ka lëshuar një leje përdorimi për vaksinën anti-Covid, bazuar në rekomandimin e ekipit shkencor që shqyrtoi të gjitha rrethanat.

Swissmedic nuk ka zbuluar se kur do të fillojë vaksinimi masiv në Zvicër.

Vaksina e kompanive Pfizer dhe BioNTech më herët është miratuar nga Britania e Madhe, Kanadaja dhe SHBA-të, në të cilat tashmë ka filluar vaksinimi.

Top Channel