Itali, Salvini: Vetë-denoncohem, do të shkel kufizimet e festave për njerëzit në nevojë

19/12/2020 19:21

Gjatë një debati në parlamentin italian për kufizimet e pandemisë në sezonin festiv të fundvitit, kreu i Lega-s Matteo Salvini njoftoi stilin e tij të “mosbindjes civile” duke thënë se do të shkelë kufizimet nëse është çështja për ndihmën ndaj njerëzve në nevojë.

“Çdo herë për Krishtlindje shkoj të çoj një batanije apo një kupë qumësht për njerëzit në nevojë. Do ta bëj edhe këtë vit”, tha ai, teksa në sallë po bëhej anullimi i dekreteve të sigurisë të firmosura nga vetë Salvini si ish-minister i brendshëm, që ishin aktet më të rëndësishme të sezonit të tyre në qeveri.

Kreu i legës e lidhi çështjen me mbylljet e reja që qeveria Conte do të njoftojë: «Është surreale që qeveria 5-Yje me PD, japin këtu në sallë siguri për emigrantët ilegale, kur rreth 60 milionë italianë nuk e dinë çfarë do të çojnë në shtëpi natën e Krishtlindjeve. Jeni të padenjë e të paturp».

Salvini vazhdoi më tej: «A e kuptoni këtë që po bëni apo nuk keni vullnet të kuptoni. Asnjë dekret në botë nuk i ndalon familjeve të takohen me njëri-tjetrin për festa. Nëse duhet të mbyllemi për festa unë vetë-denoncohem tani. Askush nuk do të më ndalojë të çoj një mbulesë apo një kupë qumësht njerëzve më të pafat, natën e krishtlindjeve”.

Top Channel