Incident në ndeshjen Delvina-Alpetrol/ Një person qëllon me gurë në kokë arbitrin

19/12/2020 15:46
Foto ilustruese

Delvinë- Një incident i rëndë ka ndodhur gjatë ndeshjes  së Futbollit, Delvina-Alpetrol të zhvilluar sot në orën 13:30, në stadiumin “Panajot Pano”.

Sipas policisë një person me inicialet A.H ka goditur me gurë, në drejtim të njërit prej asistentëve të arbitrit.

Si pasojë  E. P,  është dëmtuar në kokë dhe është transportuar në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Gjatë ndeshjes së Futbollit, Delvina-Alpetrol të zhvilluar sot në orën 13:30, në stadiumin “Panajot Pano”, Delvinë, një shtetas i ndodhur jashtë stadiumit,  ka goditur me gurë, në drejtim të njërit prej asistentëve të arbitrit.

Si pasojë shtetasi E. P,  është dëmtuar në kokë dhe është transportuar në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes, shtetasin A. H, cili është larguar  menjëherë nga vendngjarja.

Policia ka rrethuar zonën dhe vijon krehja  për kapjen e autorit.

Top Channel