E premte, 06 Gusht 2021
07:55
Nju Jork/ Ligjvënësit pranë përmbylljes së hetimit mbi Guvernatorin Cuomo

Ligjvënësit e shtetit të Nju Jorkut informuan të enjten guvernatorin Andrew Cuomo se hetimet e tyre që mund të çojnë në shkarkimin e tij nga posti janë drejt përfundimit dhe i dhanë guvernatorit afat deri më 13 gusht të ofrojë prova shtesë.

07:31
Diell dhe ulje e ndjeshme temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por në zonat veriore do të ketë edhe reshje shiu.

07:04
Foto/ Kushërira i zbulon sekretin dhe bashkëshortin biznesmenit gay nga Shqipëria

Elton Ilirjani, biznesmeni gay që shpesh trazon opinionin publik shqiptar me sjelljen, mesazhet dhe deklaratat e tij, kësaj here i zbulohet sekreti i tij.

06:55
“Ballkani i Hapur”, SHBA: Kosova t’i qaset me mendje të hapur integrimit rajonal ekonomik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se mbështesin përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar integrimin ekonomik dhe i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovë që t’i qaset me “mendje të hapur” përpjekjeve për integrim rajonal ekonomik.

06:32
Lodhja/ Shkaqet dhe ushqimet që të japin ‘krahë’ dhe energji

Që nga mëngjesi e deri në mbrëmje shpesh ankohemi që nuk kemi energji. Plogështinë mundohemi ta luftojmë me sakrificë dhe më kafeinë, por na nevojitet më shumë se kaq.

06:16
Shurupi i trëndafilit/ Shije, aromë dhe vlera të mrekullueshme

Për shumë shqiptarë shurupi i trëndafilit zgjon ndjesinë e nostalgjisë për kohët e dikurshme, kur ishte një ndër pijet më të veçanta që zonjat e shtëpisë përgatisnin kur trëndafilat çelnin nëpër oborret e shtëpisë por edhe në natyrë. Që nga shekulli X e deri në ditët e sotme shurupi i trëndafilit konsiderohet si një ndër tonikët më fantastik jo vetëm për shijen delikate por edhe për efektet mirëbërëse që petalet e trëndafilit kanë për organizmin dhe bukurinë e jashtme.

05:57
Zbuloni disa mënyra të thjeshta për të mbrojtur gjunjët tuaj

Gjunjët janë nyjet më të mëdha dhe më të forta në trupin tuaj. Ato mbajnë 80% të peshës tuaj trupore kur qëndroni palëvizuar dhe 150% ose më shumë kur lëvizni. Mosha, dëmtimi dhe lëvizja e përsëritur mund të dëmtojë gjunjët tuaj dhe të çojë në artrozë ose në osteoartrit, një nga llojet më të zakonshme të artritit në gju.

05:30
Njihuni me ushqimet më të mira për të mbajtur tensionin nën kontroll

Një nga këshillat më të vyera që mund të japë një mjek kundër uljes së tensionit është zbatimi i një regjimi më të shëndetshëm ushqimor. Ky i fundit përbëhet nga fruta dhe perime, drithëra të plota, peshk, shpendë, legume, arrorë dhe produkte bulmeti me pak yndyrë.

05:05
Frutat e ëmbla/ A duhen shmangur nga diabetikët dhe cila është sasia e duhur

Ka shumë pretendime sipas të cilëve, diabetikët duhet të qëndrojnë larg disa ushqimeve të caktuara, për shkak të sheqerit që ato përmbajnë. Në këtë listë të ‘ndaluar’ të ushqimeve përfshihen edhe frutat që kanë më shumë sheqer se të tjerat.

03:46
Zbulohet shkaku i vdekjes së vajzës 4-vjeçare të reperit amerikan

Lauren Maxwell është reperi që përjetoi një nga ditët më të këqija të jetës, kur i vdiq vajza 4-vjeçare. Sipas mjekëve e bija e reperit vdiq nga komplikimet e probleme të zemrës.

03:23
20 vite luftë që nuk vlejtën asgjë/ Ushtria amerikane po tërhiqet, por Lindja e Mesme mbeti në kaos

Skena është bërë tepër e njohur dhe familjare tashmë. Në fushat e pluhurosura të Afganistanit, një shteg refugjatësh shkon drejt kryeqytetit të rrethuar. Në rrugët e Kabulit, një makinë bombë jashtë shtëpisë së ministrit të Mbrojtjes vret 8 persona.

02:42
Biden: Gjysma e veturave që do të shiten në Shtetet e Bashkuara deri në vitin 2030 të kenë zero emetime

Presidenti Joe Biden dëshiron që gjysma e veturave që do të shiten në Shtetet e Bashkuara deri në vitin 2030 të kenë zero emetime. Kështu deklaroi ai në një deklaratë në Shtëpia e Bardhë.

02:20
“Të gjithë pendohen”, Bill Gates shpreh keqardhje që tradhtoi ish-gruan e tij

Bill Gates thotë se i vjen keq që tradhtoi ish-gruan e tij me një kolege nga Microsoft. Ai e bëri këtë deklaratë vetëm disa ditë pasi zyrtarisht përfundoi divorci i tyre.

01:56
Covid-19 në Japoni, ekspertët thirrje për gjendje të jashtëzakonshme në mbarë vendin

Japonia është goditur nga një valë e re infektimesh me Covid-19. Ekspertët atje bënë thirrje që gjendja e jashtëzakonshme të shtrihet në të gjithë vendin për shkak se numri i rasteve me COVID-19 ruan trendin në rritje.

01:43
SHBA/ Shkon mbi 35 milionë numri i të infektuarve me Covid-19

Numri i personave të vdekur nga COVID-19 në SHBA është rritur në 614.815, prej të cilëve 486 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

01:21
Moderna njofton se vaksina e saj ruan 93% të efikasitetit edhe 6 muaj pas dozës së dytë

Prodhuesi amerikan i ilaçeve Moderna njoftoi se vaksina e saj kundër koronavirusit (COVID-19) ruan funksionin mbrojtës me 93 për qind gjashtë muaj pas administrimit të të dyja dozave.

00:59
Vetëm një vatër problematike/ Ajo në Majën e Rrunës në Kukës. Në pjesën tjetër të vendit zjarret janë vënë nën kontroll

Ministria e Mbrojtjes njoftoi nw mbrwmje vonw se vetëm një vatër zjarri shfaqet problematike në vendi, ajo në Majën e Rrunës në Kukës, ndërsa zjarret në pjesë të ndryshme të vendit janë vënë nën kontroll.

00:48
Dorëzohet më në fund “Doktori”: E mbyll në fund të vitit me MotoGP

Valentino Rossi, aktualisht pilot i Petronas Yamaha, njoftoi tërheqjen përfundimtare pas 26 sezonesh në MotoGP. “Doktori” e njoftoi vendimin gjatë një konference të jashtëzakonshme për shtyp në Red Bull Ring, shtëpia e së parës nga dy etapat austriake.

00:24
Milan do Sabitzer, i prish punë Bayerni

Në listën e gjatë të zëvendësuesve trë mundshëm të Hakan Calhanoglu për Milanin po fiton kuota edhe emri i Marcel Sabizter. Trekuartist i lindur në 94-ën, futbollisti i kombëtares austriake ka karakteristikat tekniko-taktike dhe atletike që i përshtaten filozofisë aktuale të lojës së Milanit të Stefano Piolit.

E enjte, 05 Gusht 2021
23:57
Situata Lukaku, përçahet Interi, ja të gjitha detajet

“Më vjen keq, duhet të iki”. Me këto fjalë i është drejtuar pak a shumë Romelu Lukaku, Simone Inzaghit për t’i komunikuar zgjedhjen e tij për të shkuar te Chelsea. Është skena kryesore e një psikodrame për tifozët interistë që kanë nisur të kontestojnë me forcë një shitje që duket e paevitueshme.

23:46
Teuta bie në shtesë, e ndëshkon një 17-vjeçar

Teuta nuk doli të shmangte humbjen ndaj Shamrock Rovers në transfertë, në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Conference League, pasi pësoi gol sapo nisi koha shtesë, duke lënë gjithsesi gjithçka të hapur sa i përket kualifikimit në takimin e kthimit në Shqipëri.

23:25
Anderlechti shumë i fortë për Laçin, kualifikimi utopi

Kualifikimi i Laçit në “play off”-in e Conference League u duk mision i pamundur që kur u mësua se kundërshtar në raundit e tretë do të ishte Anderlechti, skuadra e famshme belge e drejtuar nga një emër i madh i futbollit europian, si Vincent Kompany.

23:02
Marrëdhëniet më të suksesshme në showbiz-it! Çiftet që janë ende bashkë, edhe pas shumë vitesh

Marrëdhëniet e famshme zakonisht nuk zgjasin shumë, por çiftet si Pink dhe Carey Hart, janë bashkë, edhe pse kanë kaluar 2 dekada.

22:52
“Bomba” e verës, Messi largohet zyrtarisht nga Barcelona

Lionel Messi nuk do të jetë më një lojtar i Barcelonës.

22:40
Në pandemi rriten investimet e huaja

Investimet e huaja në Kosovë kanë shënuar rritje vitin e kaluar, pavarësisht faktit se bota është ballafaquar me pandeminë e shkaktuar nga koronavirusi dhe shumë aktivitete në gjithë globin u mbyllën. Vitin e kaluar, vlera e investimeve ndërkombëtare në Kosovë ka arritur në 341.7 milionë euro, apo 34.2 për qind më shumë se vitin paraprak, […]

22:39
Situata e zjarreve në vend/ Problematike vatra në Majën e Rrunës në Kukës, flakët në Karaburun nën kontroll

Vetëm një vatër shfaqet problematike në vendin tonë, ajo në Majën e Rrunës në Kukës, ndërsa zjarret në zona të ndryshme janë vënë nën kontroll.

22:31
Zjarret dëmtojnë mjedisin në Itali

Moti i nxehtë në Evropën jugore, ushqyer nga erërat e forta të nxehta nga Afrika e Veriut, ka kontribuar në shpërthimin e zjarreve në rajonin e Mesdheut, përfshirë Italinë, Greqinë, Spanjën dhe Turqinë.

22:24
“Shqipëria buzëqesh”/ Deri më tani 1.238.036 vaksinime antiCOVID të kryera

1,238,036 vaksinime janë kryer deri më tani në gjithë vendin që nga fillimi i fushatës “Shqipëria buzëqesh” .

22:21
SHBA/ 40% e drerëve të egër janë prekur me COVID

Shkencëtarët kanë vërtetuar se koronavirusi ka kaluar nga njerëzit tek dreri i egër në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara.

22:16
OKB e shqetësuar për vaksinat e papërdorura

Organizata e Kombeve të Bashkuara është shqetësuar për situata ku vaksinat kundër COVID-19 kanë mbetur të papërdorura, tha një zëdhënës i OKB-së të enjten.

22:10
Prishtina mposht Bodo/Glimt

Futbollistët e Prishtinës shënuan sonte fitore në “Fadil Vokrri” kundër skuadrës norvegjeze Bodo/Glim.

22:05
Drama e fshatit Gjorm/ Kushtet e rënda të banorëve që zjarri i la pa shtëpi

Banorët e fshatit Gjorm rrezikojnë jetën çdo ditë duke kaluar në urën e sajuar me llamarina.

21:59
‘Trauma si mburojë’: Kritika ndaj strategjisë së guvernatorit Cuomo

Në përgjigjen e tij ndaj një hetimi të pavarur që zbuloi se ai ka ngacmuar seksualisht 11 gra, guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo përmendi sulmin seksual ndaj një anëtareje të familjes së tij, për të shpjeguar sjelljen e tij ndaj një prej grave pë e kanë akuzuar atë, Charlotte Bennett.

21:56
Flakët jashtë kontrollit! Mbyllet rruga që lidh Athinën me Selanikun, rrezikohen banesa

Rruga nacionale që lidh Athinën me Selanikun, u mbyll mbrëmjen e sotme, pasi flakët kaluan në anën tjetër të rrugës.

21:44
Vlora Çitaku zyrtarizon kthimin: Messi po largohet nga Barcelona, unë po kthehem në PDK

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka konfirmuar kthimin e saj në Partinë Demokratike të Kosovës.

21:30
I shpallur në kërkim prej ditësh, gjendet i vetëvarur 67-vjeçari në Fier, familjarët: Vuante nga probleme të shëndetit mendor

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Daullas të Fierit.

21:17
Shqipëri/ Vazhdojnë zjarret në male në ditën e 11

Në Shqipëri, zjarret vazhduan edhe sot për të njëmbëdhjetën ditë në malësitë e Vlorës – në fshatrat Gumenicë, Gjorm, Selenicë e Karaburun.

20:56
Maqedonia e Veriut prezanton trajnerin e ri, Milevski pasues i Angelovskit

Federata e vendit fqinj ka prezantuar këtë të enjte Bllagoja Milevskin si pasuesin e Angelovskit, i cili u largua nga drejtimi i përfaqësueses pas përvojës historike në Euro 2020.

20:52
Plagoset me thikë një 24-vjeçar në Tiranë, policia jep detajet

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me plagosjen e një 24-vjeçari.

20:48
Kosova dëbon 22 lypsa nga Shqipëria

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi, bënë me dije se ka zhvilluar një operacion në lagjen Velania të Prishtinës dhe ka identifikuar 22 shtetas shqiptarë, të cilët kanë qenë më qëndrim të pa rregullt në Kosovë.

20:39
A po mendon të bëhet baba? Marin Mema flet për “Pushime On Top”

Gazetar i njohur, Marin Mema ishte i ftuar në puntatën e sotme të emisionit “Pushime On Top”, në një intervistë shumë të veçantë, pikërisht nga vendi i tij i origjinës, Kolonja.

20:36
Njihuni me gruan që ka mbi 30 vite që punon si fatorino treni: Parashqevi Simaku nuk donte njeri afër

Majlinda Luto ka mbi 30 vite që punon si fatorino treni. Në një intervistë për “Pushime On Top”, ajo rrëfeu se ka shëtitur gjithë Shqipërinë me tren dhe se këtë punë e bën me pasion.

20:24
Athina si në luftë/ Zjarrfikës, helikopterë dhe policë bashkë në përballje me flakët e pamëshirshme

Periferia e Athinës është kthyer në një fushëbetejë lufte. Zjarrfikësit e policët në tokë po luftojnë me armikun aktual që po përpin shumë vende të botës, zjarret.

20:24
Zjarri vijon ‘punën’ i qetë në periferi të Athinës, largohen zjarrfikësit, e pamundur ndërhyrja gjatë natës

Zjarri që ka përfshirë periferinë  e Athinës vazhdon të djegë qindra hektarë shkurre dhe pemë.

20:07
Rëndohet situata e pandemisë në Japoni, 335 persona nga Lojërat Olimpike janë infektuar

Vetëm pak ditë pas hapjes së Lojërave Olimpike të Tokios, Japonia po regjistron një rritje të ndjeshme të infektimeve me koronavirus.

20:04
E papritur, rinovimi i Messit me Barcelonën, i pamundur!

Ndryshim i papritur në tratativat për rinovimin e kontratës së Lionel Messit.

19:58
Studimi me 1500 persona me Covid/ Të dhënat e ekspertëve të ISHP për studimin epidemiologjik në vend

Teksa pandemia duket se po vihet nën kontroll, Urdhri i mjekëve të Shqipërisë ka publikuar për herë të parë një studim mbi situatën epidemiologjike në vend.

19:56
Deri në 8 mijë vaksinime në ditë/ Bie numri pasi një pjesë e mirë e qytetarëve kanë ikur me pushime

Numri i vaksinimeve që kryhen në ditë ka rënë mesatarisht në 7 mijë apo 8 mijë vaksinime në ditë, në këto ditë gushti, ku më së shumti qytetarët janë larguar për pushime.

19:52
Gjysma e shqiptarëve s’bëjnë pushime/ 39 përqind e familjeve nuk përballojnë dot as një javë

39% e familjeve shqiptare nuk përballojnë dot ekonomikisht një javë pushime ka zbuluar anketa e Barometrit Ballkanik 2021.

19:39
Periferia e Athinës mbulohet nga tymi/ Vilat nën pushtetin e flakëve

Pamjet e shkrumbimit të një vile në periferi të Athinës janë regjistruar nga korrespodenti në Greqi, Artur Bibe mbrëmjen e sotme.

19:36
Zjarret s’kursejnë asgjë! Athinë nën pushetin e flakëve, PAMJET gjatë shkrumbimit të vilës në Athinë

Pamjet e shkrumbimit të një vile në periferi të Athinës janë regjistruar nga korrespodenti në Greqi, Artur Bibe mbrëmjen e sotme.

19:27
ShBA: Rritet numri i imigrantëve në qendrat e paraburgimit

Numri i emigrantëve në qendrat federale të paraburgimit është shtuar ndjeshëm nën udhëheqjen e Presidentit Joe Biden. Që nga fundi i shkurtit, numri i të ndaluarve është dyfishuar, duke shkuar në afër 27 mijë.

19:21
Zjarr në Bjeshkët e Nëmuna! Flakët kërcënojnë banesat dhe stanet

Zjarri në parkun kombëtar “Bjeshkët e Nëmuna” të Pejës ka arritur pranë staneve të banorëve.

19:12
Zjarr në pyjet e Vithkuqit! Flakët kërcënojnë të djegin edhe Manastirin e Shën Pjetrit

Rreth 2.5 hektarë janë përfshirë nga flakët në një masiv pyjor në fshatin Vithkuq ndërkohë që vatrat kanë qenë në afërsi të Manastirit të Shën Pjetrit.

19:07
Më në fund sistemi VAR/ Edhe në kualifikueset e botërorit të Katarit

Në muajin shtator kthehen ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2022 dhe kombëtarja shqiptare është një prej atyre që do të zbresë në fushën e lojës.

19:03
Vlorë, digjen shtëpi nga zjarret/ Vatra e re në fshatin Gjorm, evakuohen disa banorë    

Një tjetër  vatër zjarri iu shtua Vlorës në mesditë, kur flakët kapluan fshatin Gjorm.

18:42
Zjarret bëjnë kërdinë në periferi të Athinës/ Zjarrfikësit përpiqen të shpëtojnë shtëpinë e shqiptarit

Shtëpia e shqiptarit nga Mirdita që jeton në periferi të Athinës rrezikon të digjet, ndërsa forcat zjarrfikëse ndodhen atje për ta shpëtuar.

18:32
Flakët rrezikonin Parkun e Llogorasë/ Parandalohet katastrofa! Digjen banesa, bagëti e ullinj në Gjormë

Katastrofa në zonën e lumit të Vlorës është parandaluar pasi kanë ndërhyrë trupat nga toka dhe ajri duke neutralizuar rrezikun e hyrjes drejt Parkut Kombëtar të Llogorasë dhe banesave aty pranë.

18:26
Moderna njofton se vaksina e saj ruan 93 për qind të efikasitetit edhe 6 muaj pas dozës së dytë

Prodhuesi amerikan i ilaçeve Moderna njoftoi se vaksina e saj kundër koronavirusit ruan funksionin mbrojtës me 93 për qind gjashtë muaj pas administrimit të të dyja dozave.

18:21
Gazetari i Top Channel rrezikon jetën, raporton shumë pranë flakëve në periferi të Athinës

Gazetari i Top Channel, Artur Bibe dhe operator Ilia Poci janë duke raportuar në mes të flakëve që kanë pushtuar Dhrosopiji, zonën në periferi të Athinës.

18:19
Pamje apokaliptike nga Athina! Flakët dhe zjarri pushtojnë tokën dhe qiellin/ Dëmtohen shtyllat e tensionit të lartë

Greqia vijon të përjetojë tmerre nga  zjarret që vijojnë të djegin prej ditësh tashmë.

18:11
Nëntë vatra zjarri aktive në Kosovë, ja ku paraqitet gjendja më serioze

Agjencia e Menaxhimit Emergjent e Ministrisë së Punëve të Brendshme njofton se nga raportet e sistemit të komunikimit emergjent – Qendrat Operative Emergjente 112 (numri unik emergjent) të arritura në Qendrën Operative të Agjencisë në 24 orët e fundit, gjendja në terren paraqitet e menaxhueshme nga strukturat operative për zjarrfikje dhe shpëtim në të gjitha komunat e Kosovës.

18:06
U njohën nga aventurat që postonin rrjetet sociale dhe TV, Motocross Theranda dhe djemtë nga Suhareka nisin aventurat në bjeshkët shqiptare

Petr Schweiner, Milan Makula, Jakub Bezstarosta nga Çekia dhe Marco Kiederle nga Gjermania vendosën që për një javë të bëjnë një ‘tour adrenaline’ në bjeshkët e Kosovës dhe Shqipërisë.

17:43
Shtullunga tymi në ajër, Kosova nën flakë, përfshihet nga zjarri ish-fabrika e elektromotorëve në Gjakovë

Ish fabrika e elektromotorëve në Gjakovë është përfshirë në flakët.

17:41
20 fustane nusërie që do ta shndërrojnë dasmën tuaj në një përrallë të vërtetë!

Nusja nuk ka pse të përpiqet shumë që të jetë vajza më simpatike në dhomë: një fustan i mrekullueshëm, një buzëqeshje e lumtur dhe personi i ëndrrave të saj do të bëjë të gjithë punën.

17:34
Dorëzohet më në fund “Doktori”: E mbyll në fund të vitit me MotoGP

Valentino Rossi, aktualisht pilot i Petronas Yamaha, njoftoi tërheqjen përfundimtare pas 26 sezonesh në MotoGP. “Doktori” e njoftoi vendimin gjatë një konference të jashtëzakonshme për shtyp në Red Bull Ring, shtëpia e së parës nga dy etapat austriake. “Përshëndetje të gjithëve, është pak e sikletshme këtu … kam vendosur të ndalem në fund të sezonit. […]

17:18
SHBA/ 91-vjeçarja goditet për vdekje nga kamioni, policia ofron 50 mijë dollarë për të kapur shoferin që u largua nga vendngjarja

Policia po heton vrasjen e një 91-vjeçareje në SHBA, pasi një drejtues kamioni e goditi në rrugë dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

17:11
Gjykata Kushtetuese miraton pasaportën shëndetësore në Francë

Autoriteti më i lartë kushtetues në Francë të enjten ka aprovuar pasaportën shëndetësore të COVID-19 që kërkon dëshmi të vaksinimit ose testimit negative për qasje në shumë vende publike.

17:03
Delta rrit ndjeshëm të infektuarit me COVID në vend/ 132 raste të reja në 24 orë

Varianti Delta ka sjellë efektin e saj negative pas mbërritjes në vendin tonë, ku vetëm në 24 orët e fundit janë prekur me COVID 132 qytetarë.

17:01
Ebrahim Raisi betohet si president i ri i Iranit

Konservatori iranian dhe ish-kryegjykatësi Ebrahim Raeisi u betua si president i ri i Iranit në prani të personaliteteve të larta të huaja, raporton Anadolu Agency (AA).

16:55
Rumania vendos t’i dhurojë 150 mijë vaksina anticovid vendit tonë

Rumania vendosi t’i dhurojë 150 mijë vaksina anticovid Shqipërisë, pas mbledhjes së sotme të qeverisë.

16:50
SHBA, 486 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në SHBA është rritur në 614.815, prej të cilëve 486 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

16:50
Pamje ferri në Greqi/ Qielli bëhet i zi nga tymi, zjarre masive në periferi të Athinës

Greqia vijon të përjetojë tmerre nga  zjarret që vijojnë të djegin prej ditësh tashmë.

16:36
Ministri: Zjarret s’janë vënë nën kontroll por flakët janë më pak agresive! Pritet nisja e punës së helikopterëve holandezë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshinë një prononcim për mediat nga zona e lumit të Vlorës është shprehur se situatat është më pozitive aktualisht krahasuar me disa orë më parë, pasi vatrat janë më pak agresive.

16:35
Zjarret në Vlorë, Rama: Po shtohen forcat nga toka e ajri! Prioritet evakuimi i banorëve

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë në rrjete sociale pamje nga operacioni nga toka e ajri, që po zhvillohet në Gjormë të Vlorës.

16:32
Zjarr në malin e Taraboshit, flakët marrin para shkurre e pemë

Flakët kanë përfshirë këtë pasdite edhe malin e Taraboshit, në Shkodër.

16:31
ALBtelecom mbështet banorët e zonave të prekura nga zjarri: Ofron komunikim falas!

Në këto ditë të vështira që po kalon vendi ynë me situatën e rënduar të zjarreve, në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, ALBtelecom i vjen në ndihmë me komunikim falas banorëve të zonave të prekura në Lunxhëri dhe Dukati, me 1GB internet, 100 min kombëtare dhe 100 sms falas, të vlefshme për 7 ditë, duke filluar nga sot.

16:23
Michael Ballack në zi! Aksidenti fatal i merr jetën djalit 18-vjeçar

Ish-mesfushori dhe ish-kapiteni i njohur i kombëtares gjermane, Michel Balack, ka humbur djalin e tij ditën e sotme në një aksident rrugor.

16:18
RENEA zbarkon me helikopter mes maleve të Pukës, gjen parcela me kanabis

Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar ‘Qafa e Helmit’.

16:11
Shëngjin, dallgët marrin para pushuesit nga Kosova/ Momenti kur qytetarët kapen dore për dore dhe i shpëtojnë

Dallgët e mëdha kanë rrezikuar jetën e disa pushuesve nga Kosova në Shëngjin.

16:07
Bie nga Pallati me Shigjeta, ndërron jetë 35-vjeçarja

Një 35-vjeçare ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi ka rënë nga Pallati me Shigjeta.

16:06
Katër viktima dhe 219 raste me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka shënuar rritje të raste të të infektuarve me koronavirus.

15:51
Rikthimi i Pjanic te Juve më afër!

Goditja e madhe e Juventusit të Massimiliano Allegrit në mesfushë në këtë merkato verore do të jetë rikthimi i Miralem Pjanic.

15:44
Stane e hektarë të djegur në “Bjeshkët e Nemuna”, Morina: Erërat po e shpërndajnë zjarrin

Si pasojë e erërave të forta, janë përhapur vatra të zjarrit në disa pjesë të fshatit Shtupeq i Madh të Rugovës.

15:38
Kushi për shkollën 9-vjeçare “28 Nëntori” në Fushë-Milot: Gati këtë shtator për të mirëpritur nxënësit

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka publikuar një foto-album nga rikonstruktimi i shkollës 9-vjeçare dhe kopshtit “28 Nëntori” në Fushë-Milot, Kurbin, e cila po rikonstruktohet falë programit “EU4Schools” dhe do të jetë gati këtë shtator.

15:32
​Surprizon Eriksen: Rikthehem në fushë pas 4-5 muajsh

E mërkura ishte një ditë plot emocione  për Christian Eriksen që u rikthye në Appiano Gentile për të takuar shokët e skuadrës te Inter, pas problemeve që pati në Euro 2020 dhe ndërhyrjes kirurgjikale në zemër.

15:20
Impianti për mbetjet e Cërrikut ndërtohet me financime gjermane

Mbetjet organike të fermave të Cërrikut do të përpunohen në një impiant të ri duke shmangur ndotjen e mjedisit.

15:18
Shalqiri kalbet në fushë/ Në Frakull nuk i vjelin, nuk ka treg

Pjesa më e madhe e prodhimit të shalqirit në njësinë administrative Frakull të Fierit, po kalbet në fusha. Adem Zane nga fshati Adë ka mbjellë 20 dynym tokë me shalqi. Ndonëse çmimi është fare i ulët, vetëm 40 lekë të vjetra kilogrami, rreth 200 ton shalqi kanë mbetur në fushë. Sipas fermerit, shkak për këtë është mungesa e tregut dhe prishja e kontratave me tregun kosovar.

15:16
Kosovë/ Dy të vdekur dhe 195 raste të reja me COVID-19

Dy persona kanë vdekur dhe 195 raste të reja me COVID-19 janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

15:15
Meta “rrëzon” ndryshimin e buxhetit, presidenti shikon si shkelje të Kushtetutës dhënien e fondit për Teatrin e Ri

“Gushti duket se është muaji i betejës me dekrete i Presidentit Meta kundrejt mazhorancës. Për të tretën ditë radhazi, kreu i shtetit ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend një tjetër ligj, atë të aktit normativ të katërt për ndryshimet e buxhetit të shtetit.”

15:11
Sulmet e Berishës, reagon ambasada amerikane: Luftojmë me të gjitha instrumentet korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë

Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha sot paradite. 

15:11
Berisha sulmon ambasadoren e SHBA: Edhe Basha i ka kërkuar Yuri Kim faktet. Do të shkoj në Parlament

Sali Berisha zgjodhi të replikojë drejtpërsëdrejti me Yuri Kim, pas intesifikimit te  përpjekjeve të diplomates amerikane  për të  larguar nga  Parlamenti duke mos i kursyer sulmet në adresë të saj.

15:09
Laborator droge në Durrës/ Përgatitej kokainë dhe heroinë për shitje në plazhe

Një bazë e përpunimit të drogave të forta u godit nga Policia e Durrësit e cila vuri në pranga dy persona, njëri prej të cilëve me precedentë të mëparshëm penalë.

15:03
Ende 6 vatra zjarri aktive/ Shuhen disa zjarre në të gjithë vendin. Karaburuni vazhdon

Shqipëria ndodhet në ditën e 10 të luftës me zjarret që kanë përfshirë vendin nga veriu në jug.

15:01
Vlorë/ Digjen shtëpi nga zjarret, vatra e re në fshatin Gjorm. Kërkohet evakuimi i banorëve

Një tjetër vatër zjarri iu shtua Vlorës në mesditë kur flakët kapluan fshatin Gjorm.

14:46
33 vjet më parë, isha në të njëjtën dhomë me presidentin e ri të Iranit kur ai votonte për ekzekutimin e të burgosurve politikë

Opinion nga Mahmoud Royaei

14:33
“Je shumë acaruese”/ Sindi poston mesazhet kritikuese dhe u përgjigjet ndjekësve: Se ta përplas në fytyrë…

Sindi Loci kishte pak ditë që nuk kishte bërë biseda virtuale me ndjekësit e saj, ashtu siç ajo e ka zakon në rrjetet sociale.

14:30
Foto/ Rindizen vatrat e zjarrit në Athinë, ndërhyhet nga toka dhe ajri

Në Varibob, të Athinës vatrat e zjarrit janë rindezur sërish. Në këtë moment flakët janë ende larg dhe nuk paraqitet shumë rrezik për banesat në zonë.

14:28
Arrestohet ‘shefi i shefave’ i Ndraghetës, në Spanjë

Policia spanjolle tha të enjten se ka arrestuar një nga drejtuesit e organizatës më të fuqishme të krimit të organizuar në Itali, ‘Ndrangheta, e cila kontrollon pjesën më të madhe të tregtisë së kokainës në Evropë.

14:16
Situata Lukaku, përçahet Interi, ja të gjitha detajet!

“Më vjen keq, duhet të iki”. Me këto fjalë i është drejtuar pak a shumë Romelu Lukaku, Simone Inzaghit për t’i komunikuar zgjedhjen e tij për të shkuar te Chelsea.