Të dënuarit ndalohen të japin mësim/ Udhëzimin pas skandalit në Berat, i dënuari për pedofili filloi punë si mësues

02/12/2021 00:59

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka firmosur një udhëzim që ndalon personat të cilët kanë kryer vepra penale ndaj të miturve të aplikojnë dhe konkurrojnë për të punuar si mësues.

“Sot firmosa menjëherë ndryshimin e udhëzimit që ndalon aplikimin dhe konkurrimin për të punuar si mësues të personave të dënuar, për të cilët gjykata ka marrë vendim të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale kundrejt të miturve apo për kryerjen e një vepre penale që lidhet me institucionet arsimore”- tha Kushi.

Ky reagim i ministrisë erdhi pas skandalit që ndodhi në Berat në shkollën nëntëvjecare “22 Tetori”, ku u emërua mësues për lëndët e “fizikës” dhe “informatikës” 62-vjeçari Ëngjëll Bregu, i dënuar për “pedolifi” dhe “ngacmim seksual” të fëmijëve në vitin 2003. Ky skandal që solli një reagim të ashpër të opinionit publik.

Top Channel