Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ë ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, u shpreh se në Shqipëri ende nuk është gjetur asnjë rast me mutacionin e covid Omicron, por sigurisht që dyshimet ekzistojnë.

Rakacolli deklaroi se së shpejti do të dërgohen edhe monstra për sekuencim jashtë vendit.

“Nuk mund ta themi. Duhet ta kesh me laborator, por edhe Shqipëria është ngritur në alert për tu përballur me këtë mutacion. Që kur u shpall ne  e kemi ndjekur me vëmendje situatën në botë, në Shqipëri. Nuk e përjashtojnë dhe as nuk e konfirmojmë. Edhe ne do t’i çojmë mostrat tona, po i përzgjedhim në bazë të protokolleve dhe do ti dërgojmë për sekuencim. Përderisa është një virus është në vendet fqinje, ka një lloj logjike që të mendosh se është edhe këta, siç ishin edhe variantet e tjera”, tha Rakacolli.

Top Channel