Rivënia ne skenë e veprës “Prefekti” si dhe evokimi i figurës së diktatorit Enver  Hoxha nga deputeti socialist Bujar Çela nxiti demokratët që të propozonin  në Kuvend ndalimin me ligj te filmave te realizmit  socialist.  

Jo  vetëm në kinematografi, demokratët kërkuan edhe rishikimin e teksteve shkollore. Socialisti  Petro Koçi u shpreh parimisht dakord me propozimin e  opozitareve për filmat e kohës së komunizmit teksa u kujdes të theksonte se mendimi i tij ishte personal dhe jo në emër të grupit.

Anëtarët demokrat të Komisonit të Medias  i kërkuan socialistëve distancim nga qëndrimet e deputetit Bujar Çela. E njëjta kërkesë u përsërit edhe tek Siguria. Kryetari Nasip Naço bëri me dije se kishte përjashtuar  ligjvënësin nga grupi i Whatsapp ku u shënua edhe incidenti me foton e diktatorit ndërsa masat disiplinore do të jepet nga  Komisionit të Etikës.

Top Channel