“Je ulur në prehrin e tij dhe më ke kthyer kurrizin”, debat i ashpër mes dy shoqeve: Nuk të flas, mos bëj viktimën!

01/12/2021 18:38

Një debat i ashpër ka nisur në studio që në fillim të takimit të Ritvanës me Erjonin.

Që në komentet e para, ka ndërhyrë Mikela, e cila ka tepër afrimitet me Erjonin. Ritvana ka ndërhyrë menjëherë duke i thënë se nuk i flet me gojë dhe kjo është nxitur nga fakti që Mikela është ulur në prehrin e Erjonit duke i kthyer kurrizin Ritvanës.

Ritvana: Nuk të flas me gojë. Të kam thënë mirëmëngjesi nuk ke fol. Nuk të flas me gojë, mos bëj viktimën këtu.

Erjoni: Më jep shpjegimin.

Ritvana: U ule diku ti duke pritur? Nëse nuk të pëlqejnë arsyet, mos i dëgjo fare.

Erjoni: Mi dhe shpjegimet pas 3 javësh.

Ritvana: Ju të dy nuk keni të drejtë për të bërë sulme duke u bërë bashkë. Kjo që fliste për shoqërinë, në javën e takimit me mua, të ulet në prehër dhe më kthen kurrizin mua. Kur ke pasur takim me Erjonin, kam pasur qëndrim tjetër.

Mikela: Me 2 fytyra nuk jam. Kur nuk më flet pas kamerave, mos më fol as këtu.

Ritvana: Shih dhe pjesët e tjera dhe kur të mërzitesh dil nga skena, siç e ke zakon. Nuk dua flas me ty Mikela se ke treguar mungesë respekti, vdiqe për protagonizëm.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel