“Arjola vishet më keq, Beatrix si në koncert”, si i vlerësojnë stilistët – banoret e Big Brother VIP

01/12/2021 17:35

Frensi Muça, stiliste veshjesh dhe Ardi Borova, stilist flokësh kanë komentuar banoret VIP të Big Brother për paraqitjet e tyre gjatë netëve prime.

Në emisionin “Shqipëria Live” kanë bërë vlerësimin të blogeres Sarah Berisha, aktores Monika Lubonja, moderatores Einxhel Shkira, këngëtares Beatrix Ramosaj, ish konkurrentes së Për’puthen Antonela Berisha dhe aktoren Arjola Demiri.

1-Sara më pëlqen edhe në veshjet e saj sepse di si të luajë me ngjyrat.

2-Monika në pozicionin e dytë.

Më pëlqeu se si kishte bërë një qasje të portretit të vet me flokët, me grimin. Mu duk e ëmbël, e pranueshme.

3- Beniada më pëlqen shumë, sjell stilin italian por nuk shoh asnjëherë vulgaritet në veshjen e saj.

Gjëra të vogla do kishte nevojë por është tek karakteri i vet.

4-Einxhel ka një stil totalisht të sajin, por duhet vlerësuar që është stil i dallueshëm. Më përafron me stilin e Rihannës dhe di mirë se si të bëjë diferencën.

Është një stil afrikan, repist, e mban me aq sa e kam parë. Aty ka krijuar atë identitet.

5-Beatrix, në disa veshje më ka pëlqyer shumë. Nuk e kuptoj nevojën për tu ekzagjeruar. Janë shumë të bukura në variantin e tyre natyral, madje kur i shoh në të përditshmen e tyre më pëlqejnë më tepër se sa kur dalin në spektakël. Mendoj që veshje të tilla si e djeshmja janë të përshtatshme për një koncert, jo për një format të tillë sepse publiku pret ta shohë si në jetën reale. Dyshoj që në një event do të shkonte veshur kështu.

Të gjithë aty kanë nevojë për pak prekje profesionale. Ato flasin me gjuhën e flokëve, të stilit.

6-Antonela kam vënë re që e pëlqen stilin lindor që nxjerr në pah format trupore. Nuk më pëlqen në këtë variant se e kam parë të veshur më klas, me kostume dhe e kam pëlqyer më shumë. Nuk ka nevojë të ekzagjerohet kaq shumë. Antonelën do ta vendosja të gjashtën sa i përket klasifikimit.

Antonela me kaçurrela shumë më mirë. Mund të korrigjonte ndonjë gjë të vogtël, nuk e di pse transformohen me këtë pjesën e flokëve. Ajo mund ta përdorë dinamikën e kaçurrelit. Ka nevojë për ristrukturim se është flok i rritur dhe kaq.

7-Arjola, pak a shumë i njëjti diskutim si me Antonelën. Kemi një zonjë shumë bombastike, mesdhetare tipike, e cila nuk di të vlerësojë format dhe bukurinë e saj natyrë. Xixat i kemi parë pafund. Mendoj se ka nevojë për një stilist dhe për krijimin e një identiteti. Mban vendin e fundit.

Arjolën e kam qejf shumë. I ka pasur flokët shumë herë më bukur. Nuk e di pse ka përfunduar këtu. Ajo është brune e ëmbël, ka nevojë të hapë portretin, të krijojë një lloj ëmbëlsie, një lloj qasje tjetër.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel