Marrëveshja për lëvizjen e lirë të qytetarëve në kufi me Kosovën/ Berisha: Ishte qesharake! Porosia për Ramën

01/12/2021 17:39

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar edhe marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për rregullat e regjimit të trafikut lokal të kufirit.

Marrëveshja parashikonte që banorët do kenë mundësi të lëvizin lirshëm me leje kalimi të veçantë deri në 30km në secilën anë të kufirit. Berisha e ka konsideruar qesharake këtë marrëveshje.

“Leja ishte qesharake. Qeveria shqiptare do bëjë gjithçka që dogana të largohet për qytetin e Kukësit, Hasin, Tropojën, Kukësin në Kalimash, për Nikaj Mërturin dhe zonën tjetër, por ju duhet dhe do qarkulloni pa doganë. Këtë nuk e bën një njeri shpirtkazmë si Rama. 

Po të kuptojë burimet e të ardhurave në këto zona, kjo është një gjë e domosdoshme. Në 2013 kur erdhi në qeveri si akt ndëshkimi në zonën e Tropojës hoqi 20 mijë familje nga ndihma ekonomike. Kjo e doganës do të merret parasysh.  Rruga e Alpeve po se bëri PD nuk e bën askush atë rrugë, padiskutim që do bëhet”, u shpreh Berisha.

Disa porosi ish-kryeministri i ia adresoi edhe Ramës, ndërsa nuk la pa përmenduar Lulzim Bashën.

“Edvin ky është revolucion paqësor po ti po përpiqesh ta bllokosh. Mjerimin do marrësh nëse tenton të bllokosh një revolucion paqësor të pandalshëm. Pengun merre strehoje ku të duash, bëje ministër a çfarë të duash, por ne do themi këtu se para se të vijmë të kutitë e votimit do votojmë me këmbët dhe duart tona me protesta gjer sa të përmbysim narkoshtetin tënd, pastaj do bëhen zgjedhje. Harroje se ngulim çadra se ne jemi ortekë”, deklaroi Berisha.

Top Channel