E premte, 06 Gusht 2021
17:12
EMA: Ende herët për të vendosur rreth dozës së tretë të vaksinës

Agjencia Evropiane e Barnave tha se nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të rekomanduar përdorimin e dozave përforcuese të vaksinës kundër Covid 19.

17:11
11 ditë betejë nga toka dhe ajri/ Shuhen 163 vatra zjarri, izolohen flakët në Gadishullin e Karaburunit

163 vatra zjarri janë shuar në të gjithë territorin e vendit, ndërsa vijon beteja prej 11 ditësh me flakët në vendin tonë.

17:04
Tragjike në Alaskë/ Turistët ishin nisur për udhëtim, aeroplani përplaset, asnjë i mbijetuar

Gjashtë persona ndërruan jetë pasi një aeroplan u rrëzua në juglindje të Alaskës.

17:00
Zv.ambasadori i SHBA mesazh BKH-së: Edhe FBI nisi me 34 agjentë, bashkohuni kundër korrupsionit! Ditët e pandëshkueshmërisë kanë mbaruar

Zëvendës ambasadori i SHBA-ve, Demian Smith në fjalën që ka mbajtur në aktivitetin për përfundimin e programit të trajnimit të FBI-së nga ky grup, i ka përcjellë një mesazh të gjithë kandidatëve për hetues të BKH-së.

16:45
Paralajmërimi i ekspertëve: Zjarre më intensive dhe të shpeshta në 30 vitet e ardhshme

Në një kohë që Turqia, Greqia dhe Italia janë nën pushtetin e flakëve përvëluese, ekspertët paralajmërojnë se zjarret do të bëhen me intensive dhe të shpeshta.

16:45
Greqi/ Kompania e tij rrezikohej nga flakët, biznesmeni i njohur gjendet i pajetë brenda zyrës. Mesazhi i fundit që shkroi në facebook

Presidenti i EVEA në Greqi, Konstantinos Michalos, u gjet i vdekur brenda zyrës që kishte në kompaninë e tij, në Kryoneri. Sipas informacioneve të para, Konstantinos Michalos u gjend pa ndjenja nga gruaja e tij, e cila më pas lajmëroi edhe shërbimet mjekësore, të cilët e morën dhe e dërguan në spital, ku u konfirmua edhe vdekja.

16:24
E para që zbuloi Covid, shkencëtarja: Mutacione vdekjeprurëse do të përhapen në gjithë botën

Shkencëtarja e njohur e Kinës, Shi Zhengli, ka paralajmëruar se variantet e tjera vdekjeprurëse të Covid do të përhapen në të gjithë botën mes frikës se mund të shfaqet një mutacion katastrofik që do të sjellë “ditën e qametit”.

16:24
Athinë/ Dy zjarrfikës përfundojnë në spital, iu përmbys makina. Vijon puna për shuarjen e flakëve

Dy zjarrfikës janë transportuar me urgjencë në spitalin e Pyrgos, pasi mjeti i punës u përmbys. Automjeti i zjarrfikësve u përmbys në zonën Koliri të Pyrgos, për shkak të tymit të madh që ishte në zonë.

16:16
Kuvendi nuk e miraton rezolutën për zbatimin e Marrëveshjes së Washingtonit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar që të miratojnë një rezolutë për zbatimin e Marrëveshjes së Washingtonit, të arritur më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë.

16:06
Talibanët bëjnë përparim drejt një qyteti të madh afgan

Një burim në provincën afgane Zaranj thotë se militantët talibanë janë duke hyrë në qytet, teksa guvernatori dhe zyrtarët e tjerë të kësaj province janë larguar, duke i lënë hapur rrugën grupit militant që të marrë nën kontroll qytetin e parë të madh, që prej se nisi ofensivën katër muaj më parë.

16:00
I dënuar me 25 vite burg për vrasjen e biznesmenit, shuhet masa e sigurisë për Denis Demirin

Masa e sigurisë me 25 vite burgim për të dënuarin Denis Demiri i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Memli Begalla në shkurt të 2018-ës është shuar.

15:48
U shuan në aksidentin tragjik, memorial në kujtim të familjes Gushi

Familjarë dhe të afërm të familjes Gushi, që humbën jetën tragjikisht në një aksident fatal në autostradën Fier-Vlorë, kanë ndërtuar një memorial në kujtim të viktimave.

15:45
Lukaku, sot Chelsea rrit ofertën në 120 milionë plus një lojtar

Tjetër ditë vendimtare në aksin Milano-Londër për operacionin Lukaku.

15:41
Aktivizohet një vatër zjarri në fshatin Mashkullore të Gjirokastrës

Një vatër zjarri është shfaqur së fundmi në fshatin Mashkullore të Gjirokastrës. Në pamjet e siguruara nga Top Channel duket se si po përhapet tymi në të gjithë zonën.

15:35
Vatër zjarri pranë zonës së mbrojtur “Lugina e Valbonës”, flakët po përhapen në sipërfaqen pyjore

Një vatër zjarri është aktivizuar në territorin e Bashkisë së Tropojës në zonën e mbrojtur “Lugina e Valbonës”.

15:34
Vazhdon rritja e rasteve me COVID-19 në Kosovë

Të premten, Kosova regjistroi 271 raste të reja me koronavirus, që paraqet rritje të rasteve, krahasuar me një ditë më herët kur u regjistruan 195 raste të reja.

15:28
Kosovë/ Vendimi: S’mund të shkoni në dasma pa u vaksinuar. Zgjatet orari i klubeve të natës deri në 3 të mëngjesit

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe përfaqësuesi i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Driton Hoti, kanë folur sot për masat e reja anti Covid, ndër të cilat përfshihet detyrimi për të bërë vaksinën.

15:22
“Pa vaksinë nuk lejohesh në koncert”/ Veliaj: Nëse doni që Tirana të hapet 100%

Me rritjen e numrit të të infektuarëve nga mutacioni Delta tanimë jo vetëm strukturat shëndetësore por të gjithë janë përfshirë në thirrjet ndaj qytetarëve për tu vaksinuar.

15:20
Monument në kujtim të eksodit, përurohet në Durrës në përvjetorin e ikjes me anijen Vlora

Ishte 8 gusht i vitit 1991 kur Italia kuptoi se ishte shndërruar në tokën e premtuar për mijëra shqiptarë të etur për liri dhe një jetë më të mirë.

15:09
Zjarrfikësit e Kosovës në protesta, kërkojnë pajisje dhe pagesa për orët shtesë në punë

Në këto ditë kur Kosova po përballet me shpërthime të vatrave të zjarrit në shumë komuna, zjarrfikësit të cilët janë të parët në vijën e frontit u mungojnë kushtet elementare të punës për çka edhe u rrezikohet edhe jeta e tyre.

15:07
Pamje tmerri në Greqi/ Nuk ndalet zjarri, flakët gjigante shkrumbojnë banesat në periferi të Athinës

“Lufta” me zjarret në Greqi nuk ka pushim! Prej ditësh vijon beteja me flakët që po përhapen me shpejtësi në disa zona në periferi të Athinës dhe deri tani ka lënë dhjetëra banese e biznese të shkrumbuara.

15:05
Kosova me 9 zjarre në pyje/ Në ndihmë të zjarrfikësve edhe ushtria dhe helikopterët e KFOR

Kosova ende është duke u ballafaquar me vatra zjarri.

15:03
Fiken 163 zjarre/ Në të gjithë vendin 10 vatra aktive

163 zjarre janë fikur në të gjithë vendin por aktive mbeten 10 të tilla, së fundi edhe një në mashkullore të Gjirokastrës.

15:02
Sekuestrohet sërish kokainë në Portin e Durrësit, ishte fshehur në një kontenier me prodhime deti

Një tjetër sasi kokaine është sekuestruar në Portin e Durrësit, ku është skanuar kontenieri i ngarkuar me prodhime deti që vinte nga Ekuadori.

15:01
Shënohet viktima e parë nga zjarret në Greqi, humb jetën zjarrfikësi vullnetar

Është shënuar viktima e parë nga zjarret në Greqi.

14:52
Kërkoi lirinë, shtyhet çështja e Jaeld Çelës. Ja kur do të mbahet seanca tjetër

Ditën e sotme, Gjykata e Posaçme e Apelit u mblodh për të shqyrtuar një kërkesë të Jaeld Çelës, i cili përmes avokatit mbrojtës kërkon të shkojë në shtëpi dhe të zbutet masa e arrestit me burg.

14:48
Kishte mbetur në mes të flakëve, zjarrfikësit shpëtojnë jetën e qenit në Greqi

Zjarret duket se nuk do të ndalen në Greqi, ku situata është alarmante për shkak të vatrave që kanë “pushtuar” Athinën.

14:40
Trafikonin kokainë në Spanjë, SPAK sekuestron pasuritë e dy shqiptarëve: Apartamente, makina, lokale dhe llogari bankare

Pas hetimeve për dy persona që trafikonin kokainë në Spanjë është vendosur që të sekuestrohen pasruitë e paluajtshme dhe të luajtshme si produkt i veprës penale.

14:40
Tallej me vaksinat dhe thoshte se janë pjesë e një komploti. Vdes nga Covid ‘bosi’ i njohur

Një pronar i një klubit nate, ka vdekur nga Covid-19 pasi u tall me njerëzit për marrjen e vaksinës ‘eksperimentale’ dhe paralajmërimin e një komploti në qindra mesazhe në Facebook.

14:38
Itali, pa pasaportë vaksinimi s’ka restorante dhe kafe. Mësuesit nuk do marrin rrogat

Italia e ka bërë të detyrueshme pasaportën e vaksinimit, dhe kjo përfshin mësuesit, por po ashtu edhe të gjithë ata që përdorin transportin publik të brendshëm , qoftë atë në trena, ajror dhe detar.

14:33
Zjarr në Bllok!

Mëngjesi i datës 6 gusht nisi me një lajm të padëgjuar më parë: ka rënë zjarr në Bllok! Një zjarr i paparë, i shumëpritur dhe… i shijshëm! E kush tjetër do të ishte përgjegjës për këtë përveç Mbreti të  Shijes, Burger King!

14:26
Mbi 4,36 miliardë doza të vaksinës kundër COVID-19 të administruara në mbarë botën

Numri i vaksinave të koronavirusit të ri (COVID-19) që janë administruar në gjithë botën ka tejkaluar shifrën 4 miliard e 360 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

14:21
Mbahet mesha në përkujtim të takimit të Papa Giovanit me Nikoll Troshani, i pranishëm edhe Kardinali Ernest Troshani

Selia e shenjtë e Vatikanit në Romë, në bashkëpunim me ambasadën e selisë së Shenjtë të Vatikanit në Shqipëri, mbajtën një meshë në përkujtim të 30 vjetorit të takimit të Papa Giovanit me mon Senior Nikoll Troshanin.

14:16
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: U shuan 163, mbeten ende 10 vatra aktive, ja si paraqitet situata

Nga Baza Operative e Pashalimanit, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka folur mbi situatën e zjarreve që kanë përfshirë vendin tonë.

13:59
Francë, flamur i madh do të valëvitet nga Kulla Eiffel në shenjë të organizimit të Olimpiadës 2024

Të dielën, një flamur i madh do të valojë nga Kulla Eiffel, për të cilën organizatorët olimpikë në Paris theksojnë se do të jetë më i madhi në histori.

13:54
“Erdhe të më tregosh që më do”/ Kanye West i lutet publikisht Kim Kardashian që të kthehet tek ai?

Kim Kardashian u shfaq me veshje të ngjashme si Kanye West në performancën e tij të dytë të albumit “Donda” në Atlanta, në stadiumin ‘Mercedes Benz’ ku kishte me vete edhe fëmijët.

13:36
Jaeld Çela kërkon lirinë, pretendon se kanë kaluar afatet e paraburgimit dhe ka probleme shëndetësore

Brenda afateve, sapo u dorëzua kërkesa e ish zyrtarit të lartë të Policisë së Vlorës, në orën 13:00, Gjykata e Posaçme e Apelit u mblodh për të shqyrtuar një kërkesë të Jaeld Çelës, i cili përmes avokatit mbrojtës kërkon të shkojë në shtëpi dhe të zbutet masa e arrestit me burg.

13:36
‘60% e zjarreve, të qëllimshme’/ Italia në luftë me flakët, digjen dhjetëra mijëra hektarë tokë

Këto janë zjarret që kanë pushtuar ishullin italian të Sicilisë. E gjithë Italia është përfshirë nga zjarret prej disa javësh.

13:30
Veliaj në banesën e re të familjes Trimi në Ndroq: Pas shtëpive dhe lagjes së re, do përfundojmë infrastrukturën arsimore në Ndroq, Pezë dhe Vaqarr

Familja e Muhamed Trimit në Ndroq ka hyrë në shtëpinë e re, të rindërtuar pas tërmetit të 26 nëntorit. Në këtë zonë, njësoj si familja Trimi, janë edhe 100 banesa të reja, ku po punohet për të rritur standardin e jetesës për familjet që do të strehohen në to.

13:28
Covid-19, Veliaj: Nëse duam të marrim pjesë në koncerte apo aktivitete masive, duhet të vaksinohemi

Për të marrë pjesë në koncerte apo aktivitete masive publike në Tiranë duhet të jesh i vaksinuar, për të mos rrezikuar jetën e të tjerëve.

13:28
Francë, regjistrohen 26.460 raste të reja me COVID-19

Në Francë në 24 orët e fundit janë regjistruar 26.460 raste të tjera me koronavirus, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend shkoi në 6.233.876.

13:08
Kosovë/ Ministria e Arsimit sërish bën thirrje për vaksinim të mësuesve

Viti i ri shkollor në Kosovë pritet të nisë me prezencë fizike të nxënësve nëpër shkolla, sipas planeve të Ministrisë së Arsimit.

13:08
Nga Chiara Ferragni te Bebe Rexha, si reaguan të famshmet për videon e Dua Lipës teksa kërcente me këngë shqiptare

Dua Lipa i bëri të gjithë fansat shqiptarë krenarë, kur në profilin e saj në “Instagram” postoi një video ku shfaqej duke kërcyer nën ritmet e një kënge popullore shqiptare.

13:00
Messi te PSG? CR7 duarbosh, Reali “shikon” Mbappe!

Tërmet, tërmet! Barceklona që lë të largohet Leo Messin, shkakton një tërmet të vërtetë në merkato, me Messin drejt Parisit Barca rrezikon edhe më shumë , dënimin e dyfishtë pasi largimi i yllit argjentinas mund të sjellë edhe afrimin e Mbappe te Reali i Madridit, rivali më i rrezikshëm i të gjitha kohërave.

12:52
Vijon situata kritike në Karaburun, riaktivizohen vatrat e zjarrit për shkak të erës së fortë

Vijon të mbetet kritike situata e zjarreve në Karaburun.

12:46
Zgjaten me 1 muaj hetimet për Enkeleida Hoxhën dhe zyrtarët e tjerë, 6 muaj për Shkëlqim Korbin dhe Edvin Priftin

Burime për Top Channel bëjnë me dije se Prokurori ka vendosur zgjatjen e afatit të hetimeve të procedimit penale të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të organizuar për Enkeleida Hoxhën, Aldo Tabakun, Manuela Mallkucin, Gazmir Nezajn, Isuf Tanuzin, Bledar Petanin, Sajmir Petanin dhe Altin Skëndaj, Trëndafile Frangu dhe Migena Skënderi për një periudhë një mujore.

12:46
Tentoi të kalonte kufirin e Kosovës me një ‘kafe’, e pëson shqiptari që tentoi t’u japë ryshfet zyrtarëve të policisë

Arrestohet një person në pikëkalimin kufitar në Vërmicë për veprën penale “Dhënie ryshfeti”

12:33
Transportonin dru në kundërshtim me ligjin, arrestohet 35-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Një 35-vjeçar që u kap duke transportuar lëndë drusore në mënyrë të paligjshme është vënë nën prangat e policisë, si dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij.

12:19
Era do dobësohet/ Pritet sërish rritje temperaturash në fundjavë

Gjatë ditës së sotme dhe gjatë fundjavës pritet që era të dobësohet në krahasim me ditën e enjte.

12:14
Sirianët rrezikuan të mbyten/ U shpëtuan nga rojet dhe pushuesit në Sarandë

Disa të rinj sirianë rrezikuan të mbyten dje në kanalin e Cukës në Sarandë.

12:10
Tentoi të digjte banesën e kushëririt me bombol gazi, pranga 58-vjeçarit në Shkodër

Një 58-vjeçar është vënë nën prangat e policisë, pasi tentoi ti vinte flakën banesës së kushëririt.

12:04
Drogë, vjedhje dhe dhunë/ Arrestohen 7 persona në Tiranë, ja për çfarë akuzohen

Shtatë persona janë vënë në pranga nga policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale, ndërsa dy janë proceduar penalisht dhe janë shpallur në kërkim 4 të tjerë.

12:04
Zjarret më të mëdha në histori! Digjet Kalifornia, flakët kthejnë në hi çdo gjë që gjejnë

Kalifornia po përjeton një nga zjarret më të mëdhaja ndonjëherë, ndërsa Urdhrat për evakuim u shtuan të enjten.

12:01
Pakësohen vatrat e zjarreve/ Rrezik ende nga flakët në Karaburun

Vatrat e mëdha të zjarreve janë vënë nën kontroll por rreziku mbetet në Karaburun ku situata po monitorohet nga ushtria dhe punonjësit e zonave të mbrojtura. Flakët ende mund të rrezikojnë pishat në Llogora.

12:00
Zjarrfikësit nuk janë paguar/ Në Vlorë kërkojnë pagat e gatishmërisë

Zjarrfikësit e Vlorës që në këto çaste po luftojnë me flakët në Karaburun nuk janë paguar prej dy muajsh me pagat e gatishmërisë.

11:53
Kukës/ Vatër zjarri mbi tunelin e Kalimashit, era favorizon përhapjen e flakëve

Një vatër e re zjarri është shfaqur në Majën e Rrunës mbi tunelin e Kalimashit dhe prej 3 ditësh po mbahet nën kontroll nga Forcat e Armatosura të Divizionit të Kukësit.

11:43
Çështja ‘Timanovskaya’/ Përjashtohen dy trajnerë bjellorusë nga “Tokio 2020”

Dy trajnerë bjellorusë kanë humbur akreditimet e tyre olimpike pasi dyshohet se kërkuan largimin me forcë të atletes Krystina Timanovskaya nga Lojërat në Tokio.

11:41
Kamioni shkatërron autobusin, 9 të vdekur dhe 30 të plagosur në Turqi

Përplasja e një kamioni dhe një autobusi në Manisa të Turqisë rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm, i ka marrë jetën 9 personave, ndërkohë që të paktën 30 të tjerë janë plagosur.

11:38
“Është një kurth”/ Covid-19. Kush shkon në Australi, ngec aty!

Australianët që jetojnë jashtë shtetit mund të “bllokohen” në vend nëse kthehen, pasi qeveria forcoi rregullat e saj kufitare pa paralajmërim.

11:35
Brazil, numri i viktimave nga COVID-19 tejkalon shifrën 560 mijë

Ka shkuar në mbi 560 mijë numri i personave që kanë humbur jetën në Brazil për shkak të koronavirusit.

11:29
OKB: Të shqetësuar për vaksinat e papërdorura, qeveritë të na kontaktojnë

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka shprehur shqetësimin për vaksinat e COVID-19 të cilat kanë mbetur të papërdorura.

11:28
Beteja me flakët në Greqi/ Ndërtesa “pushtohet” nga zjarri, qielli bëhet i zi nga tymi

Zjarret që kanë përfshirë Greqinë prej disa ditësh po vijojnë të jenë problematike.

11:28
Italia e bën të detyrueshme pasaportën shëndetësore për mësuesit

Qeveria italiane ka njoftuar se mësuesit duhet të kenë dëshmi të vaksinimit kundër koronavirusit, para se të hyjnë në klasë.

11:15
Zjarret në Shkodër, neutralizohen flakët në Malin e Taraboshit, shuhen të gjitha vatrat në Fushë-Arrëz e Cukal!

Strukturat e emergjencës civile kanë qenë në gatishmëri në territorin e Shkodrës, duke iu përgjigjur 24/24 situatave të zjarreve.

11:15
Pamje të frikshme nga Athina/ Situatë e rëndë, zjarri ndodhet shumë pranë rrugës

Situata e zjarreve në Greqi nuk po sheh përmirësim, ndonëse lufta me flakët vijon prej disa ditësh.

11:03
Video/ Veliaj publikon pamjet nga kantieri i rindërtimit të Konvikteve të Fakultetit të Mjekësisë: Vazhdon pa ndalim puna ndërtimtare

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka publikuar mëngjesin e sotëm pamjet nga puna për rindërtimin e Konvikteve të Fakultetit të Mjekësisë, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

11:00
Kërkohej nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shqipëri 47-vjeçari me tre emra

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e Policisë.

10:56
Shtatzënë për herë të tretë, Emina zbulon “problemin”: Më duhet t’ju tregoj diçka, përfundova duke…

Modelja e njohur, Emina Çunmulaj, zbuloi në prill të këtij viti se ishte në pritje të ëmbël për herë të tretë. Bukuroshja shqiptare ndau me ndjekësit një pozë shumë të ëmbël, ku shfaqej së bashku me dy vajzat e saj në një jaht.

10:49
“Më çmende, je bombë”/ Vajza e Eli Farës “tërbon” fansat me pozat hot (FOTO)

Marina Fara herë pas here merr vëmendjen e të gjithëve me postimet që bën në rrjetet sociale, apo edhe me jetën e saj private.

10:44
Konferencë Informuese Virtuale nga NCRI-SHBA: Sfidat që Paraqet Ebrahim Raisi, një vrasës i njohur

Të enjten më 5 gusht 2021, Zyra Përfaqësuese në SHBA e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI-SHBA) zhvilloi një konferencë informuese online.

10:34
Rrëzohet aeroplani në Alaskë, 6 të vdekur

Gjashtë persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një aeroplani në shtetin amerikan të Alaskës.

10:29
Vaksinimi i hapur, Ministrja Kushi inkurajon mësuesit dhe studentët: Mënyra më e mirë për një vit të mbarë shkollor dhe akademik

Përmes rrjetit të saj social, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka apeluar që të shikohet mundësia e vaksinimit nga ana e mësuesve, pedagogëve e studentëve përgjatë këtij muaji, me qëllim që të kemi një vit të ri shkollor e akademik sa më të mbarë.

10:26
Prokuroria e Durrësit shpall moskompetencë për dosjen e Selim Çekajt, ia kalon çështjen SPAK

Dosja në ngarkim të Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt, është marrë nga Prokuroria e Posaçme SPAK. 

10:23
Operacioni ‘Motoristi’/ Sekuestrohen 62 kg kanabis, arrestohen 7 persona (Policia jep detajet)

Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar ‘Motoristi’, në kuadër të të cilit janë vënë nën pranga 7 persona dhe u sekuestruan 62 kg lëndë narkotike kanabis.

10:22
Deti me dallgë në Borsh, qytetari: Ka filluar të marrë me vete shezlongët, ka këputur litarët

Ndryshimi i kushteve atmosferike gjatë ditës së djeshme ka shkaktuar dallgë në det.

10:14
Zjarri në dy fshatra të Korçës, policia: Ka rënë aksidentalisht nga shkëndija elektrike

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës për vepra të ndryshme penale, ndërsa një tjetër është proceduar penalisht.

10:08
Ushtroi dhunë ndaj bashkëjetueses, pranga të riut në Berat

Një 39-vjeçar është vënë nën prangat e policisë në Berat.

09:59
Dy të arrestuar dhe një në hetim në Fier, ja për çfarë akuzohen

Dy persona janë vënë nën pranga dhe 1 tjetër është proceduar penalisht në Fier, për vepra të ndryshme penale.

09:56
Situata e zjarreve në ditën e 12-të, mbetet problematike vatra e zjarrit në Karaburun

Situata e zjarreve në ditën e 12 në rrethin e Vlorës. Situata më problematike vijon te mbetet vatra e zjarrit në Karaburun.

09:56
Zjarr në Kolonjë, zjarrfikëset në luftë me flakët

Një vatër zjarri është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte në Shelegur të Kolonjës.

09:47
Shiste kokainë për 3500-7000 lekë të reja në tre zona të Tiranës, arrestohet 38-vjeçari (Emri)

Një 38-vjeçar, i identifikuar si Anteo Guci është arrestuar nga policia pasi shpërndante lëndë narkotike kokainë në doza në zona të ndryshme të Tiranës.

09:40
Mallakastër/ Kultivuan kanabis në tokë shtetërore, në pranga 69-vjeçari, shpallet në kërkim i biri

Si rezultat i një operacioni në Mallakastër policia ka arrestuar një 69-vjeçar dhe kanë shpallur në kërkim djalin e tij.

09:33
“Dikush i çau kokën kryeministrit”/ Kreu i vendit të Karaibeve qëllohet dhe mbulohet nga gjaku teksa hyn në parlament

Kryeministri i vendit të Karaibeve Shën Vincenti dhe Grenadinet u godit me një objekt të enjten gjatë protestave të lidhura me COVID-19, ndërsa ka shkuar në Barbados për trajtim mjekësor, thanë zyrtarët.

09:25
Bidenit i kërkohet të mbyllë burgun ushtarak të Guantanamos

Dhjetëra demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve, i kanë kërkuar presidentit amerikan, Joe Biden që ta mbyllë menjëherë burgun ushtarak të Guantanamos në Kubë.

09:19
Bulqizë/ Goditën me thikë punonjësin e ujësjellësit, arrestohen dy autorët

Dy persona që u konfliktuan dhe më pas goditën me mjet prerës një 33-vjeçar, janë arrestuar nga Policia.

09:14
Zjarret djegin Jugun e Europës! Italia, Greqia, Maqedonia e Veriut e Turqia prej javësh në ‘luftë’ me flakët

E gjithë Italia është përfshirë nga zjarret prej disa javësh. Disa nga rajonet qendrore dhe jugore kanë humbur dhjetëra-mijëra hektarë pyje. Në Sardenjë botanistët janë të alarmuar për shkatërrimin e biodiversitetit lokal si dhe për numrin e ullishtave që janë shkatërruar. Në Sicili zjarret arritën qytetin e Katanjës dhe rreth 150 vetë u desh të evakuohen nga deti. Edhe aeroporti i qytetit u mbyll për disa orë.

09:02
Borsh/ Bënë për spital 30-vjeçarin, arrestohet një prej autorëve të dyshuar, në kërkim vëllai i tij

Goditën me sende të forta një shtetas, arrestohet në flagrancë njëri prej autorëve të dyshuar të ngjarjes, shpallet në kërkim vëllai i tij.

08:59
Vepra të turpshme me 14-vjeçaren/ Arrestohet 19-vjeçari në Lushnje

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës pasi ka ngacmuar një 14-vjeçare.

08:47
Hiroshima shënon përvjetorin e 76-të të sulmit me bombë atomike

Qyteti japonez, Hiroshima, ka shënuar të premten 76-vjetorin e sulmit të parë me bombë atomike në botë.

08:40
Vonohet trageti për në Bari/ Qytetarët e kalojnë gjithë natën në pritje në portin e Durrësit

Të gjithë qytetarët që prisnin të niseshin dje drejt Barit, Itali me traget , u nisën sot herët në mëngjes.

08:33
Durrës/ E ndaluan pasi ishte me celular në timon. 21-vjeçarit i kapet kanabis dhe shkop metalik

Policia e Durrësit ka konstatuar në rrugën “Vëllazërimi”, Durrës, drejtuesin e një mjeti që po përdorte aparatin celular.

08:30
Biden synon që gjysma e veturave të reja në SHBA të jenë elektrike deri më 2030

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që parasheh se gjysma e veturave të reja të shitura në SHBA, të jenë elektrike deri më 2030.

08:25
Zhvillimi në karrierë, shqiptarët kërkojnë ngritje në detyrë pas moshës 38 vjeç

Administrata publike shërben si vendi ku zhvillojnë karrierën një pjesë e mirë e të punësuarve në tregun vendas të punës. Ndaj përpunimi i të dhënave mbi këtë administratë nxjerr në pah edhe disa tendenca që shfaqen sa u takon grupeve të caktuara.

08:11
ShBA: Rritet numri i imigrantëve në qendrat e paraburgimit

Numri i emigrantëve në qendrat federale të paraburgimit është shtuar ndjeshëm nën udhëheqjen e Presidentit Joe Biden. Që nga fundi i shkurtit, numri i të ndaluarve është dyfishuar, duke shkuar në afër 27 mijë. Kjo shifër është më e lartë krahasuar me numrin e përgjithshëm të të ndaluarve deri në gushtin e vitit të kaluar nën administratën e ish-Presidentit Donald Trump.

07:55
Nju Jork/ Ligjvënësit pranë përmbylljes së hetimit mbi Guvernatorin Cuomo

Ligjvënësit e shtetit të Nju Jorkut informuan të enjten guvernatorin Andrew Cuomo se hetimet e tyre që mund të çojnë në shkarkimin e tij nga posti janë drejt përfundimit dhe i dhanë guvernatorit afat deri më 13 gusht të ofrojë prova shtesë.

07:31
Diell dhe ulje e ndjeshme temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm por në zonat veriore do të ketë edhe reshje shiu.

07:04
Foto/ Kushërira i zbulon sekretin dhe bashkëshortin biznesmenit gay nga Shqipëria

Elton Ilirjani, biznesmeni gay që shpesh trazon opinionin publik shqiptar me sjelljen, mesazhet dhe deklaratat e tij, kësaj here i zbulohet sekreti i tij.

06:55
“Ballkani i Hapur”, SHBA: Kosova t’i qaset me mendje të hapur integrimit rajonal ekonomik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thonë se mbështesin përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për të forcuar integrimin ekonomik dhe i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovë që t’i qaset me “mendje të hapur” përpjekjeve për integrim rajonal ekonomik.

06:32
Lodhja/ Shkaqet dhe ushqimet që të japin ‘krahë’ dhe energji

Që nga mëngjesi e deri në mbrëmje shpesh ankohemi që nuk kemi energji. Plogështinë mundohemi ta luftojmë me sakrificë dhe më kafeinë, por na nevojitet më shumë se kaq.

06:16
Shurupi i trëndafilit/ Shije, aromë dhe vlera të mrekullueshme

Për shumë shqiptarë shurupi i trëndafilit zgjon ndjesinë e nostalgjisë për kohët e dikurshme, kur ishte një ndër pijet më të veçanta që zonjat e shtëpisë përgatisnin kur trëndafilat çelnin nëpër oborret e shtëpisë por edhe në natyrë. Që nga shekulli X e deri në ditët e sotme shurupi i trëndafilit konsiderohet si një ndër tonikët më fantastik jo vetëm për shijen delikate por edhe për efektet mirëbërëse që petalet e trëndafilit kanë për organizmin dhe bukurinë e jashtme.