Prishen dy objekte në plazhin e Zvërnecit, pronarët përballen me policinë: Akt vandal!

02/12/2021 12:45

Dy objekte private janë shembur këtë të enjte në zonën turistike të Zvërnecit.

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, në bashkëpunim me forcat policore kanë prishur dy struktura, ndërsa gjatë punës janë përballur me pronarët e objekteve.

Tafili dhe Kociraj, që thonë se janë ende në proces gjyqësor, shprehen të revoltuar pasi askush nuk i dëgjoi për shqetësimin e ngritur prej tyre gjatë gjithë kësaj kohe.

Sipas tyre nëse do të bëhej fjalë për një projekt publik, ku të përfshihej gjithë bregdeti nga Triporti në Zvërnec ata do t’i prishnin vetë strukturat e shërbimit në plazh, edhe pse janë aty prej gati 2 dekadash. “Por selektimi po bëhet sipas tyre vetëm për interesa të personave të caktuar’, shprehen ata.

Top Channel