Braçe: Vaksinimi të bëhet me detyrim, siç po e bën gjithë bota! Të ndalojmë virusin sa më shpejt

02/12/2021 11:32

Erion Braçe nga salla e Kuvendit tha se Shqipëria duhet ta bëjë vaksinimin me detyrim në mënyrë që të ndalojë përhapja e virusit.

Socialisti foli i revoltuar në parlament për shifrat e covid në vend dhe mos respektimin e masave kundër virusit, dhe kritikat i nisi që nga kolegët e vetë.

Braçe: Numri i infektimeve është herë i qëndrueshëm dhe herë ka kolp , dhe ka kolp kur shkelen masat. Sot që flasim të sëmurë aktivë kemi më shumë se 6000 veta. Masat dhe zbatimi i tyre dhe vaksinimi, çfarë mund të them për masat, bëra një kontroll për të parë masat që janë në fuqi, ka një kakofoni të ndodhur online, ne Websajtet e qeverisë, por duhet thënë se masat nuk zbatohen më , duke nisur nga këtu, dhe sipas rregullave këtu duhet mbajt maskë, qëparë pashë kryeministrin dhe disa ministra, nuk bëhen as 5 veta bashkë, dhe kur nuk rrezatohet zbatimi i masave këtu , mos të kërkojë njeri të zbatohen diku tjetër.

Kemi vendos një rregull që të jemi të gjithë të vaksinuar, disa janë të pavaksinuar, po test ju kërkoi njeri, jo, po për orën policore, nuk zbatohet, zero, dhe të penalizuarit janë ata që janë të vaksinuar. Ndërkohë që virusi qarkullon masivisht te ata të pavaksinuar, përse blejmë ne vaksina, kur në krahun tjetër nuk po vaksinohen me ato shifra që duhen dhe bëjnë të mundur ndalimin e virusit.

Pa diskutim po humbim kohë, të kushtëzojmë aktivitet me vaksinim, këtu po shkon gjithë bota, nuk e di pse se bëjmë këtë. Ka një zgjidhje, vaksinim me detyrim për çdo lloj aktiviteti. Do të mbash lokalin hapur, vaksinoji punonjësit. Do të punosh në klubin tënd prit vetëm të vaksinuarit, duke nisur nga këtu.

Top Channel