Pastrohen inertet në lumin e Vlorës, reagon Leli: rruga do mbyllet me barriera metalike

02/12/2021 15:53
Foto Ilustruese

Inertet përgjatë rrugës së re të lumit të Vlorës po hiqen sot pas denoncimit në Top Channel.

Zona përballë fshatit Sherishtë është mbushur me thasë me  mbetje ndërtimore dhe sipas kreut të bashkisë së Vlorës, Dritan Leli rruga është lënë enkas pa rrethim për të mundësuar hedhjen abuzive.

Mbetjet shtrihen në një vijë prej 500 metrash përgjatë rrugës së inauguruar së fundi gjë që bashkia Vlorë premton ta sistemojë në pak kohë.

Top Channel