Studentët e huaj në auditore, Universiteti i Gjirokastrës përgatit programe në anglisht për studentët aziatikë
10/09 15:21
Katër fshatra në Bulqizë prej tre ditësh kanë mbetur pa energji elektrike.
Mësohet se shkak është bërë dëmtimi i linjave si pasojë e reshjeve të fundit të dëborës që mbërthyen vendin.
Burimet për Top Channel thanë se linjat e tensionit janë të montuara në shtylla druri të ngritura nga vetë banorët.
Mungesa e energjisë ka lënë në errësirë Okshtunin, Muglicën, Ternovën dhe Lejcanin në njësinë Administrative Ostren.
Top Channel