“Nuk e shkrepa këmbëzën”, aktori flet për herë të parë: Nuk e di si doli plumbi

02/12/2021 17:42

“Nuk e shkrepa këmbëzën”; aktori i njohur hollivudian rrëfeu për të parën herë publikisht të vërtetën e tij mbi ngjarjen tragjike të 21 tetorit, kur në shesh-xhirimin e filmit të tij të fundit “Rust”, mbeti e vdekur kineastja Halyna Hutchins .

Në një intervistë për rrjetin amerikan, ABC, Baldwin tha se nuk e ka prekur këmbëzën e armës. Ylli hollivudian më pas shpërtheu në lot.

Nuk do t`ia drejtoja kurrë pistoletën dikujt e pastaj të tërheq këmbëzën. Nuk e di se çfarë ndodhi, nuk e kuptoj dot”, është shprehur ai, duke shtuar se nuk e dinte sesi ka përfunduar një plumb i vërtetë në sheshin e xhirimit.

Verifikimet kanë treguar se plumbi që vrau Hutchins e plagosi edhe regjisorin Joel Souza ka dalë nga arma të cilën Baldwin po e provonte për skenën që do të xhironin, gjithmonë duke menduar se ajo ishte e sigurt.

Çdo gjë duket një mister i madh, pasi edhe vetë punonjësja përgjegjëse për armët në film, pretendon se nuk e di sesi u përfshinë municione të vërtetë në xhirimet e filmit.

Top Channel