Debat në kuvend për Open Balkan/ Rama: Rritja ekonomike do të shkojë në 6.7 për qind

02/12/2021 15:39

Partia Demokratike kundërshtitë për Ballkanin e Hapur i soli në Parlament përmes një interpelance me kryeministrin Edi Rama.

Tritan Shehu—Kjo iniciativë nuk u përgatit nga parlamenti Shqipërisë apo me partnerët por në qarqe okulte dhe zyrat e Vucic.
Kryeministri Rama u përgjigj duke e vënë theksin tek përfitimi që do të kenë 371kompani importuese shqiptare që çojnë prodhime në Maqedoninë e Veriut dhe 165 të tjera mes tyre 57 importuese të fruta perimeve në Serbi.

Edi Rama- Sipas të dhënave të komunitetit të Transportit dhe të RCC, kamionët e eksport-importit shpenzojnë 28 milionë orë në kufijtë e këtij rajoni, për shkak të atyre pengesave të shumëfishta administrative, burokratike dhe në mungesë të një kuadri të përbashkët regulator mes këtyre vendeve.
Kryeministri dha këtë shifër nga përfitimi që sjell Ballkani i hapur.

Edi Rama-Nga ky bashkëpunim mund të arrijmë, thonë institucionet financiare ndërkombëtare, më 6.7% rritje të prodhimit të përgjithshëm kombëtar. Pra si mundet ne ta provojmë veten nga ky potencial, ndërkohë që çfarë jemi duke bërë të gjithë? Jemi duke synuar të gjejmë burime të reja rritjeje ekonomike e të mos bazohemi vetëm tek burimet e njohura ekzistuese.

Krahasimi i Open Balkan me Jugosllavinë e re theksoi kryeministri është thjeshtë një lojë fjalësh për të cënuar nismën.

Top Channel