Exclusive/ Ish-liderët e UÇK-së u dënuan me 81 vite burg, analisti Nazarko: Gjykata duhet të ishte themeluar me gjyqtarë dhe prokurorë të EULEX-it, Serbia dhe Rusia… 20/09 21:42
Ministrat e jashtëm të OSBE-së kanë mbërritur sot Stokholm të Suedisë ku do të zhvillohet Takimi i 28-të i Këshillit Ministror të OSBE-së.
Ministrja Olta Xhaçka, në cilësinë e anëtares së trojkës së kryesive të OSBE, do të drejtojë sesionin e pasdites, ku marrin pjesë drejtues të delegacioneve nga 57 shteteve pjesëmarrëse.
“Mirëmëngjes nga Stokholmi, ku ministrat e jashtëm të OSBE-së mirëpriten nga homologia suedeze AnnLinde, në takimin e Këshillit Ministror të organizatës.
Shqipëria mbështet rolin e grave në forcimin e paqes dhe sigurisë duke kontribuar në parandalimin, zgjidhjen e konflikteve si dhe në përpjekjet për ndërtimin e paqes”, ka shkruar Xhaçka në një postim në rrjetet sociale.
Top Channel