Kreu marrëdhënie seksuale me 12-vjeçaren dhe e kërcënoi të mos fliste, arrestohet 47 vjeçari në Mat

02/12/2021 16:50

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Matit.

Një 47-vjeçar i identifikuar me inicialet U.C., banues në Mat u arrestua nga policia e Matit pasi dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Abuzimi me 12-vjeçaren dyshohet se ka ndodhur dy javë më parë dhe ditën e djeshme, ai e ka kanosur për të mos treguar.

E mitura së bashku me familjarët ngjarjen në fjalë e kanë kallëzuar në Komisariat ditën e djeshme, dhe materialet procedurale në ngarkim të shtetasit U. C., i kaluan Prokurorisë Mat për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, dhe “Kanosja”.

Top Channel