“Omicron, një dhuratë Krishtlindjesh”, shkencëtarët: Mund të mbyllë pandeminë!

02/12/2021 13:46

Varianti i ri dhe shumë më infektues i koronavirusit, ka ngjallur frikë nëpër botë. Por shkencëtari Houman Hemmati, mendon se ndoshta, ky zhvillim nuk është për keq.

Në fakt Omicroni, sipas tij, mund ta përshpejtojë fundin e pandemisë.

Në “Fox & Friends First”, Hemmati shpjegoi se ky variant, bazuar në raportimet e pakta nga Afrika e Jugut, mund të jetë shumë infektiv por nuk sëmur rëndë.

Kjo do të thotë se një numër i madh njerëzit mund të ekspozohen dhe të zhvillojnë antitrupa që do të ofronin mbrojtje nga variantet e ardhshme.

Ka shumë të dhëna që mbeten për t’u parë. Gjithmonë ekziston shansi që ky të jetë shumë më infektiv, shumë më vdekjeprurës se sa kemi dëgjuar. Megjithatë, deri më tani nga raportet që vijnë prej Afrikës së Jugut, kemi vënë re se Omicron nuk shkakton sëmundje serioze, edhe pse është mjaft më ngjitës, çka e bën të pamundur të shmanget qoftë edhe nga personat e vaksinuar”, thotë shkencëtari.

Krejt papritur, mund të kemi një skenar ku një nëngrup i madh i popullsisë, nëse jo e gjithë popullsia, që është prekur me version të butë ose pa ndonjë asnjë version të sëmundjes, por ka zhvilluar antitrupa dhe ka rezistencë të tillë që nëse ndonjëherë, më vonë vjen një variant vdekjeprurës, ju jeni të mbrojtur”, argumenton ai.

Edhe profesori Karl Lauterbach, një epidemiolog klinik në Gjermani e ka quajtur Omicronin një “dhuratë Krishtlindjesh”.

Ai beson se 32 mutacionet në proteinën “spike” mund të nënkuptojnë se ajo mund të infektojë njerëzit por jo t’i vrasë ata.

Lauterbach ndan bindjen se kjo është mënyra sesi evoluojnë shumica e viruseve dhe thotë se është pozitive që koronavirusi ka mbërritur në këtë pikë.

Top Channel