Në 2017 janë dhënë tre kontrata brenda një dite të vetme. Të gjitha nën tarifën “1 Euro”.

Konkretisht, vendimi i parë ka zyrtarizuar dhënien e plot 40 mijë metra katorëve të ish-Ndërmarrjes së Rritjes dhe Zënies së Peshkut në Spitallë të Durrësit ndaj shoqërisë “Naim Tragaj Group”.

Po me tarifën 1 euro kontrata, është lidhur edhe ajo e dhënies me qira të 865 metra katrorëve në “NPV”-në e Durrësit, ndaj kompanisë “Al Alto Gradimento”, për një periudhë 10-vjeçare. Kurse me vendimin e tretë të ngjashëm, qeveria i ka dhënë në shfrytëzim qiraje me tarifën 1 euro, plot 1.650 metra katrorë të ish-Ndërmarrjes Kimike, në Porto-Romano të Durrësit, kompanisë “Alba Cosmetic 2014”, për një periudhë 20-vjeçare.

Qeveria Rama i ka dhënë me qira rreth 540 mijë metër katrorë tokë 7 kompanive në vitin 2019, si pjesë e programit “Shqipëria 1 euro”. Po se çfarë ka ndodhur me këto kompani që kanë përfituar nga pasuritë publike të shqiptarëve do e analizojmë pak më poshtë.

Top Channel