Top Story/ Kompanitë që kanë përfituar nga nisma 1 euro, rezultojnë problematike në tatime

01/12/2021 23:32

Në qytetin e Fierit janë dhënë dy kontarata me vlerën simbolike 1 euro. Kompania e parë fituese është një fasoneri, kontrta e të cilës është lidhur në vitin 2014. Kësaj kompanie I janë dhënë mbi 12 mijë metra katror nga ish ndërrmarja gjeofizike e Patosit.

Kontrat e lidhur me Tur Tekstil është për 20 vjet. Ajo që shohim nga historiku I saj është që në 12 nëntor 2019 kësaj kompanie I është vendosur masa e sigurimit tatimor. Masë e cila është hequr në 25 nëntor 2019 pasi kompania ka paguar detyrimin tatimor.

Deri tani pamë investues të cilët nuk mund ti quajmë strategjik që kanë përfituar nga kontrata një euro. Por qyteti I Fierit duke se ka patur mundësië që në vitin 2019 ti afrohet një investitor strategjik YURA Corporation Albania SHPK. Kjo kompani ushtron aktivitetin e saj në sektorin e prodhimit të sistemeve elektrike dhe pjesëve elektrike për automobilë, dhe aktualisht e ushtron aktivitetin e saj në 60 fabrika në 11 vende dhe ka të punësuar 28,000 punonjës.

Investimit strategjik kap vlerën e mbi 6 milionë euro si dhe ka një planë punësimi për rreth 516 punonjës. Projekti është zhvilluar në pronën e paluajtshme shtetërore të njohur si “Baza e Tubove”, një truall me sipërfaqe prej 49 mijë metra katror në Zhupan të Fierit.

Top Channel