Video/ E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn
03/06/2026 22:11
Momente tensioni janë regjistruar në sfidën miqësore mes Shqipërisë dhe Izraelit, e zhvilluar në stadiumin “Air Albania”.
Episodi ndodhi në minutën e 73-të, kur Oskar Gloukh kaloi në avantazh skuadrën izraelite. Pas realizimit, futbollisti festoi pranë tribunave, duke shkaktuar reagime të menjëhershme në stadium.
Kapiteni kuqezi Elseid Hysaj ndërhyri menjëherë dhe u përball me lojtarin izraelit, ndërsa situata u tensionua për disa çaste mes futbollistëve në fushë.
Gjyqtari i takimit ndëshkoi me karton të verdhë si Hysajn ashtu edhe Gloukh, duke qetësuar situatën. Menjëherë pas incidentit, stafi teknik i Izraelit vendosi të zëvendësojë autorin e golit.
Kliko këtu për videon.
Top Channel