“Izraeli skuadër teknike, e vështirë t’i ushtroje presion”/ E nisi me humbje aventurën te Shqipëria, Maran për DigitAlb: S’jam i lumtur me rezultatin, por…
Kristjan Asllani komentoi pas ndeshjes miqësore ku Shqipëria u mposht 0-1 nga Izraeli në stadiumin “Air Albania”, duke theksuar se skuadra dha më të mirën, megjithëse rezultati nuk ishte në favor të kuqezinjve.
“Ka qenë një ndeshje pozitive. Trajneri është shumë i qartë dhe kërkon presing të lartë dhe agresivitet. Pati vështirësi në pjesën e parë, sepse ata luanin me dy mesfushorë dhe unë me Ramadanin ishim pak, por në të dytën gati e bëmë situatën 1 kundër 1. Na vjen keq për golin që pësuam, sepse besoj se kemi luajtur mirë”, u shpreh Asllani për DigitAlb.
Mesfushori shtoi se zgjedhjet për formacionin janë të trajnerit, por të gjithë lojtarët janë gati për të dhënë maksimumin, duke shtuar se sfidat e fundit pas një sezoni të gjatë janë gjithmonë të vështira.
“Tani fokusi ynë është te miqësorja me Luksemburgun. Të gjithë jemi stërvitur mirë dhe presim që të japim më të mirën në fushë”, tha ai.
Asllani foli edhe për të ardhmen e tij në nivel klubesh: “Nuk e di ende. Besiktasi ka të drejtë blerje deri më 15 qershor. Jam gjetur shumë mirë atje, kam luajtur të gjitha ndeshjet dhe shpresoj të qëndroj. Por nuk mund të them asgjë me siguri për momentin”.
Top Channel