Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s që do të mbahet në Ankara.
Gjatë një seance dëgjimore në Kongres, Rubio tha se samiti i ardhshëm në Turqi mund të jetë një nga më të rëndësishmit në historinë e aleancës, për shkak të çështjeve që, sipas tij, kërkojnë sqarim dhe zgjidhje.
“Samiti në Turqi në korrik është ndoshta më i rëndësishmi në historinë e NATO-s, sepse ka disa çështje që duhen sqaruar dhe korrigjuar”, u shpreh Rubio, duke shtuar se “vetë presidenti do të marrë pjesë”.
Ndërkohë, Rubio përsëriti qëndrimin e SHBA-së për përjashtimin e Turqisë nga programi i avionëve luftarakë F-35, duke theksuar se kjo çështje është e rregulluar me ligj amerikan.
Top Channel