Top Story/ Kompanitë që kanë përfituar prona me 1 euro janë kryesisht fasoneri

01/12/2021 23:38

Në qytetin e Elbasanit janë dhënë disa pasuri shtetërore me kontratën një euro. Po edhe këtu nuk mund të flasim për investitor strategjik, madje kemi kompani që kanë përfituar nga nisma Shqipëria një euro që janë problematik. Disa prej këtyre kompanive shpesh herë ju është vënë sekuestro për mos pages të detyrimeve.

Kryesisht kontratat e lidhura me vlerën një euro janë në zonën e ish metalurgjikut në Elbasan. Por nga një zonë prodhimi që ka qënë dikur tani lulëzojnë fasoneritë.

Madje shumë godina të saj janë lënë në harresë në këtë tranzicion të gjatë që po kalon Shqipëria. Një nga kompanitë e vendosur në zonën e metalurgjikut është Muka 1741, fasoneri. Alliance Resource është kompania tjetër që ka përfitaur nga kontrata një euro një sipërfaqe mbi 57mijë metra katror. Kjo kompani do të investojë në total 340 milionë lekë me përfundimin e investimit.

Ndërkohë që ka marrë përsipër që të punësojë 52 persona. Qëllimi i kësaj kontrate është ngritja e Fabrikës së prodhimit të oksideve të zinkut dhe hekur-nikelit, montimin e linjës së prodhimit të oksideve të zinkut, të produkteve dhe nën produkteve të mineraleve.

Top Channel