U arrestua për mashtrim financiar përmes call center, gjykata lë në burg Granit Pepnikën Fenomeni Big Brother ka mbërthyer të gjithë shqiptarët pas ekranit, me emisionin live që shfaqet çdo të martë dhe të premte në orën 21:00. Rrugët janë bosh ndërsa pothuajse në çdo lokal një nga ekranet është gjithmonë tek Top Channel për të ndjekur Big Brother Vip në transmetim direkt.
Fansat e Big Brother Vip tregojnë se përse e ndjekin këtë program.
“Qëkur ka filluar. Më shumë e shoh ngaqë, kur zihen, plus edhe t’i njoh njerëzit si janë. Tani, gjithsecili ka preferencat e veta, flasim për banorët, pastaj kur mbaron emisioni pesë apo 10 minuta që diskutojmë diçka. ”
Shikueshmëria e lartë e këtij programi është edhe online. Videot dhe historitë e banorëve të shtëpisë së Big Brother Vip janë më të ndjekurat në rrjetet sociale dhe me klikimet më të mëdha në Youtube. Ndërkohë që dy kanalet e dedikuara në Digitalb ndiqen 24 orë dhe kulmi i shikueshmërisë është në netët live të martën dhe të premten.
Top Channel