Pas rikthimit tashmë nga qeveria Rama VKM që hap driten jeshile për qiratë nje euro, është ndryshuar 6 herë, përgjatë dy viteve.

Brenda një viti nga riaktivizimi i nismës Shqiperia një euro, Ministria e Ekonomisë në atë kohë lidhi kontrata me 15 kompani, 14 prej tyre fasone dhe vetëm njëra shoqëri prodhimi.

“Ideja e nismës Shqipëria një euro ishte që të thitheshin investitorë të huaj, të rriteshin punësimet, të krijoheshin parqe të reja industrial por me sa kemi parë gjatë monitorimit që kemi bërë ndërmarjeve që kanë përfituar nga këto kontrata rezulton se shumica e investitorëve janë Shqiptarë, shifrat e papunësisë nuk janë ulur në vendin tonë dhe vendet e reja të punës që këto kompani kanë krijuar nuk janë shumë të mëdha. Ndërkohë që parqet industrial u harruan” u shpreh Anila Salianji, Qëndresa Qytetare.

Top Channel