Refuzuesit e Joe Biden presin presidentin me parulla vulgare në Minnesota (fotot)

01/12/2021 18:35

Presidenti amerikan Joe Biden ka marrë një pritje të shëmtuar sot në Minnesota, shtetin e njohur si “Vendi i 10,000 Liqeneve” teksa autokolona e tij kalonte përmes dhjetra parullave antagoniste të protestuesve anti-qeveritarë e anti-vaksinime.

Disa prej demonstruesve mbanin flamurë në mbështetje të ish-presidentit Donald Trump.

Në të tjera shihej shenja  “FJB” që dukej si akronim i shprehjes vulgare “F–k Joe Biden.”

“Një tjetër version vulgariteti shkruante thjesht ‘F–k you Biden’,” raportonte gazetari i Shtëpisë së Bardhë, Todd Gillman për të përditshmen Dallas Morning News.

“Një gisht mesi i ngritur para një asaj që dukej si figura e një burri të moshuar me mjekër”, shihej gjatë kalimit të autokolonës”, shtonte Gillman.

Të tjerë mbanin pankarta ku shkruhej “Ndalo Eksperimentin!” të shoqeruara me nje shiringë që i referohet fushatës së detyruar të vaksinimeve te popullsise.

Gazetari shtonte se kishte vërejtur  mesazhe të tjera si “You Suck,” apo “Trump ende president.”

Të paktën një person kishte veshur një bluzë me mesazhin në dukje mbështetës “Let’s Go Brandon” — por dhe ky raportohej si një shprehje ironike ‘e koduar’ që zëvendëson “F–k Joe Biden.”

Protesta është e ngjashem me shumë të tjera gjatë udhëtimit të Biden në shtetet ku fitoi në zgjedhjet presidenciale si  Connecticut, New Jersey and Massachusetts.

Përqindja e mbështetjes së presidentit ka rënë ndjeshëm prej shtimit të varfërisë e inflacionit si dhe fushatës arbitrare të vaksinimeve të detyruara .

FOTO GALERI
1/6
Refuzuesit e Joe Biden presin presidentin me parulla vulgare në Minnesota

Top Channel