Një zarf i bardhë ka mbërritur këtë mbrëmje në shtëpi.

“Vëllai i Madh” ka vendosur të quajë të përmbyllur misionin e Ilirit dhe t’i tregojë banorëve të vërtetën e sjelljes së tij.

Ai do të duhej të përmbushte disa detyra duke provokuar disa prej banorëve dhe për këtë arsye reagimet e tij kanë qenë sa të çuditshme aq edhe agresive apo qësharake.

Pasi u informuan për të vërtetën, banorët të qartësuar nisën të diskutonin për prapaskenën e gjithë kësaj.

Për Ilirin do të analizohet nëse misioni quhet i përmbushur me sukses apo jo.

Në rast se po, “Vëllai i Madh” do t’i lejojë atij një telefonatë me të bijën.

Top Channel