Demalia në Top Talk: Cikli i PD-së ka mbaruar. Duhet rikompozuar e djathta nga e para

01/12/2021 18:45

Analisti Ilir Demalia i ftuar në emisionin Top Talk, në Top Channel, u shpreh se cikli i PD-së ka mbaruar dhe duket të bëhet një rikompozim i të djathtës nga e para.

Ai tha se mund të merren elementë nga të gjitha krahët si konvencion dhe nuk ka rëndësi çfarë konveniconi mund t’i vihet, por që në këtë pikë që është PD nuk mund të jetë më fuqi opozitare.

Sot kemi një Berishë të ndëshkuar nga DASH që unë nuk mendoj që DASH i bën ngjarjet me raportet e Delina Ficos. Ka 8 agjenci në Amerikë që marrin raporte, mund të ketë edhe të Delina Ficos edhe opinionet tuaja, por kanë agjencitë e tyre që fillojnë me FBI, CIA.

Sado marrëdhënie të mira të ketë sekretari i shtetit me Sorosin nuk mund të shkelë se këtu ka një kontroll balancë të pushteteve. Tani ka ardhur aty ku nuk mban më. DASH duhet të nxjerrë disa fakte dhe nuk mund ta ndëshkojë Berishën. Nëse ka bërë diçka që shkel interesat e Berishës e marrin edhe si Noriega dhe e sjellin këtu. Kjo po bëhet një gjë shumë e rëndë për kredibilitetin e SHBA.

Këtë Berisha po e bën për të treguar forcë si ai frikacaku që është mbështetur në mur. Berisha e di se çfarë ka bërë Berisha, djali dhe gruaja e tij. E dinë të gjithë shqiptarët.

PD nuk mund të jetë fuqi opozitare më. Edhe për vetë rrugëtimin e saj 30-vjeçar edhe si ka përfunduar tani.  E ka mbyllur ciklin dhe mendoj që duhet men duar riorganizmi i një opozite, rikonceptimi i së djathtës, mund të merren elementë nga të gjitha krahët si konvencion s’ka rëndësi çfarë konveniconi mund t’i vihet”, tha Demalia.

 

Top Channel