Mikela i kërkon llogari Erjonit: Pse i kërkon Ritvanës që të të marrë në telefon?

01/12/2021 20:17

Mikela dhe Erjoni janë një ndër çiftet që kanë shprehur hapur pëlqimin për njeri-tjetrin në program. Por hyrja në mes e Ritvanës dhe pëlqimi që ajo ka shprehur për konkurrentin duket se ka shkaktuar tension.

Mikela i ka kërkuar llogari Erjonit për ai i kërkon Rivanës që ajo ta marrë në telefon.

Mikela-Erjonit: Telefonatat pse ja kërkon kësaj? Do ta kthesh ti në lojë? Ta mbash mirë me ne jashtë programit edhe këtu hajde bum zihuni ju të dyja për mua.

Erjon: Kur ka qenë sëmurë ka qenë telefonata e vetme, e kam marrë më pyet si është.

Mikela: Ti i the tani s’më ke marrë në telefon. Për çfarë e do ti të të marrë në telefon. Për atë arsye më merr edhe mua në telefon që t’i mbajmë mirë relatat jashtë?

Do të na mbash të dyja hidh e prit.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel