Masat anti Covid/ Mema tregon udhëtimin në Shqipëri: Që në aeroport nuk kishte dallim nëse kishte apo jo Covid

01/12/2021 21:58

Pedagogu në Tokio, Medlir Mema ka folur rreth masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vendin tonë.

Në emisionin “Open”, Mema zbuloi se para 2 muajsh ishte në Shqipëri dhe askush nuk i respektonte masat, madje në aeroport dukej sikur nuk ekzistonte virusi. Sipas tij, shteti duhet të bëjë më mirë punën e tij dhe rëndësi të veçantë duhet t’i jepet komunikimit publik.

Mema: Isha në Shqipëri para 2 muajsh. Isha 2-3 ditë pasi ishte njoftuar se do të përforcohej vënia e maskës. Sapo hyra në aeroportin e Shqipërisë, nuk kishte asnjë dallim nëse kishte apo jo Covid. Nuk është mirë që barrën t’ia lëmë qytetarëve por shteti ka punën e tij. Ka dhe diçka tjetër. Unë mendoj që janë 2 gjëra. E para komunikimi publik dhe nuk mendoj se ka pasur linjë të qartë komunikimi në këtë drejtim. Mesazhi ka qenë jo i saktë. Ndonjëherë bëjmë sikur i vëmë maskat, ndonjëherë bëjmë sikur nuk i vëmë. Nëse duam të tregojmë mesazhe të tilla, duhet të jemi të qartë.

Top Channel